Fakte

20 Fakte të çuditshme

Shkruar nga Faktoman

Faktoman në vazhdim ju sjellë 20 fakte interesante, nga të cilat të gjithë mund të mësojnë diçka…

1. Loja e famshme Candy Crush, të cilën çdo ditë e luajnë 128 milionë njerëz në botë, në ditë fiton pesë milionë dollarë!

2. Për shkak të mungesës së kriminelëve, Holanda më 2013 ka mbyllur tetë burgje!

3. Vetëm për letër higjienike, çdo ditë priten 27.000 drunj.

4. Të ardhurat mesatare të punonjësve në McDonalds, për shtatë muaj, janë baras me rrogën që një drejtor i një kompanie të madhe e fiton për një orë.

5. Felix Hoffman më 1897 e shpik heroinën, por edhe aspirinën.

6. Riciklimi i një ton letre shpëton 17 drunj.

7. 85 njerëzit më të pasur në botë kanë para sa 3.5 miliardë të varfër në planet.

8. Më shumë se një e treta e duhanpirësve të botës janë kinezë.

9. Dënimi më i gjatë me burg është 384.912 vjet. Ky dënim iu shqiptua një postieri 22 vjeçar i cili nuk ka dorëzuar 42.768 letra.

10. Një nga vrasësit më të këqij serik në botë, kolumbiani Luis Garavito “La Bestia”, i cili pranoi përdhunimin dhe vrasjen e 147 djemve, u dënua me 22 vjet burg. Ai do të lirohet më 2021.

11. Studimi krahasues i pornografisë është ndërprerë më 2009, sepse studiuesit nuk mund të gjenin një njeri në të 20-tat që kurrë nuk ka parë pornografi.

12. Lartësia e Kullës së Eifelit ndryshon për 7.5 centimetra mes verës dhe dimrit.

13. Në Teksas (SHBA) mundeni ligjërisht ta vritni Bigfootin, natyrisht nëse e gjeni.

14. Sipas matematikanëve, ju mund ta lidhni kravatën në 177,147 mënyra.

15. Themeluesi i Facebookut, Mark Zuckerberg, dhe gruaja e tij Priscilla Chan, më 2013 dhuruan 970 milionë dollarë për bamirësi.

16. Të gjitha pjesët që tani gjenden në një iPhone, më 1991 do të kushtonin 3.5 milionë dollarë.

17. Teknologjia e telefonave të zgjuar bazohet në 250.000 patenta.

18. Prodhimi i parë i SONY-t ishte një tenxhere elektrike për oriz.

19. Një grua mesatare në Niger lind shtatë fëmijë!

20. Kur buzëqeshim përdorim 5-53 muskuj të fytyrës.

 

Nëse ju pëlqen faqja jonë dhe dëshironi të na ndihmoni, shpërndajeni këtë artikull.