Fakte

Galileo Galilei. 20 fakte qe jo te gjithe i dine mbi shkencetarin

Shkruar nga Faktoman

Prifti pa veladon

  1. Galileo u dergua ne nje manastir jezuit per te studiuar mjekesi. Por pas kater vitesh ai njoftoi se kishte gjetur thirrjen: donte te behej nje murg. Babai i tij e terhoqi, por jo para se Galileo te bashkohej me urdhrin fetar, duke u bere keshtu nje prift pa veladon per gjithe jeten.

Teleskopi i Kopernikut

  1. Nicolaus Copernicus kurre nuk i shkroi teorite e tij, nga frika se do te vinte ne rrezik pagen e dites duke punuar per Kishen Katolike. Per shkak se nxiti teorine e Kopernikut, Galileo u denua me burg te perjetshem, por me pas u reduktuar ne arrest shtepie.

Gishti i Galileut

  • Nje qind vite pasi kishte vdekur, kur trupi i tij u leviz per t’u rivarrosur, nje admirues i rrembeu gishtin e mesit te dores se djathte si kujtim. Gishti i Galileut tani ndodhet ne Muzeun e Historise se Shkences ne Florence, Itali.
  • Gishti tregon ne drejtim te Romes.
  • Kur u pyet ne lidhje me inkuizicionin, ai tha: “Shkrimi i Shenjte kishte qellim t’i mesonte njerezit si te shkonin ne parajse, jo si shkon parajsa”.
  • Galileo mbeti nje katolik i devotshem deri ne vdekje, por kurr nuk u martua me mamane e tre femijeve te tij.
  • Ne vitin 1617, Galileo bleu nje vile ne perendim te Firences, per te qendruar prane manastirit te vajzave. Per shkak se lindja e paligjshme e vajzave do ta autorizonte shtetin t’i kerkonte para, te cilat ai nuk deshironte t’i paguante, vajzat nuk kishin zgjedhje tjeter por te qendronin ne manastir per gjithe jeten.
  • Ajnshtajni ishte admiruesi me i madh i Galileos. “Gjithe njohuria e realitetit fillon nga eksperienca dhe perfundon ne te”, shkroi Ajnshtajni. “Supozimet qe vijne nga mjetet logjike jane krejtesisht boshe ne lidhje me realitetin. Per shkak se Galileo e kuptoj kete, ai eshte babai i fizikes moderne dhe i shkences moderne se bashku.
  • Sipas legjendes, Galileo filloi te studionte lavjerresin ndersa shihte llamben qe lekundej ne katedralen e Pizes. Per shkak se i kreu eksperimentet ne ajer, ai besoi (gabimisht) se perioda e pendulumit eshte konstante.
  • Galileo nuk arriti kurre te ndertonte nje ore lavjerresi.
  • I terhequr nga matematika dhe duke pranuar sfiden per te percaktuar dimensionet e “Ferrit” te Dantes, ai arriti ne perfundimin se ishte 2 mije gjatesi krahu.
  • Universiteti i Pizes e punesoi Galileon si profesor matematike, por per arsye se ishte i veshtire ne pune dhe i pavend me studentet, universiteti terhoqi kontraten.
  • Edhe pse formuloi ligjet e pershpejtimit universal, nuk ka prova se hodhi sende nga Kulla e Pizes per ta vertetuar.
  • Ai nuk e shpiku teleskopin, as nuk i lindi ideja nga nje beres holandez syzesh.
  • Ne vitin 1992, tre vite pas nisjes ne hapesire te anijes kozmike me emrin “Galileo”, Vatikani e nxori te pafajshem nga çdo keqberje.
  • Ne vitin 2000, sonda “Galileo” gjeti prova per nje oqean te ngrire ne Europa, ne nga kater henat e Jupiterit qe Galileo zbuloi.
  • Kur Galileo mendoi se zbuloi Saturnin, ai i mbajti zbulimet te fshehura duke i koduar ne nje anagram.
  • Ai skicoi shpikje te ndryshme, perfshire nje qiri dhe pasqyre per te reflektuar driten permes ne ndertese, nje vjelesi automatik domatesh dhe krehri xhepi.
  • Pas vdekjes se te atit, dhe nga frika e burgut nga borxhet, Galileo jetoi duke skicuar nje busull ushtarake qe kishte ne shenjester gjylet e topave.
  • Galileo, eshte i varrosur mes Mikelanxhelos dhe Makiavelit, dhe ne gurin e tij te varrit thuhet se eshte shkruar ky epigraf: “Gjithsesi, Toka leviz”. Ky mbishkrim nuk eshte i vertete.