Fakte

5 gjërat që njerëzit i mësojnë shumë vonë në jetë

Shkruar nga Faktoman

Shëndeti është më i rëndësishëm se pasuria, mirëpo këtë e kuptojmë vetëm atëherë kur asgjë nuk mund të kthehet pas.

Është në rregull të provoni dhe të dështoni

Më mirë është të provoni dhe dështoni, sesa të dështoni pa provuar fare.

Shpeshherë frika e dështimit nuk na len as të provojmë, prandaj është e rëndësishme të kalojmë frikën dhe të bëjmë hapat e parë drejt suksesit.

 

Njiheni veten

Në jetë mund të shkëlqeni dhe të keni sukses vetëm nëse e njihni veten dhe prioritet tuaja.

Nëse dikush nuk e njeh veten dhe nuk e din se çfarë dëshiron, si mund ta udhëheq jetën e vet?

 

Paraja nuk mund ta blej lumturinë

Shumë njerëz përpiqen tërë jetën të bëjnë sa më shumë para, mirëpo nuk e kuptojnë që më shumë para nuk do të thotë më shumë lumturi.

Nuk do të thotë kualitet më i mirë i jetës, apo më shumë miq të vërtetë.

Posa të ndjehemi të lumtur me gjëra materiale, ne do të kërkojmë familje, miq dhe gjëra tjera jo materialiste për të qenë të lumtur.

 

Mos dilni nga vetvetja për t’i kënaqur të tjerët

Shpeshherë e humbim identitetin tonë për t’u pranuar në grupe të ndryshme të shoqërisë.

Disa njerëz, janë aq të zënë duke aktruar, saqë kanë harruar të jetojnë jetën e tyre në mënyrat e veta.

 

Të dëgjosh është më mirë se të flasësh

Zakonisht, njerëzit kanë dëshirë të ndajnë diçka me dikë tjetër.

Prandaj, ata flasin dhe nuk e duan mendimin tënd apo këshillën tënde, sepse thjesht duan të ndajnë një eksperiencë të caktuar.

Kështu që, jepni mundësi të tjerëve të flasin dhe vetëm dëgjoni.