Fakte

10 Mënyrat më të mira për të dalluar një gënjeshtar

Shkruar nga Faktoman

Gjuha e trupit

Nëse ke dyshime mbi atë çka të thonë, jepi rëndësi gjuhës së trupit dhe jo fjalëve. Gënjeshtarët kanë tendencën që ti mbajnë duart e tyre të fshehura ( të shtrëngojnë duart , të fusin duart në xhepa, të ulen mbi to, ose ti mbajnë mbrapa shpinës), dhe e kanë të vështirë të ulen drejtë kur thonë një gënjeshtër dhe zakonisht shtypin dhe këmbët me nervozizëm. Nëse shtrëngojnë ose lëpijnë buzët ndërkohë që ti bën një pyetje, kjo gjithashtu mund të tregojë që ata nuk do të thonë të vërtetën.

 

Frymëmarrja

Kur njerëzit gënjejnë, ata kanë tendencë të marrim frymë më rëndë dhe zëri i tyre bëhet më i cekët kjo sepse presioni i gjakut dhe rrahjet e zemrës ndryshojnë.

 

Ngurtësia

Gënjeshtarët janë zakonisht shumë të tendosur, pra ti mund të dallosh një gënjeshtar nëse sheh një ngurtësi të pazakontë në trupin e dikujt. Supet e mbledhura, krahët ose nyjet e këmbëve të kryqëzuara tregojnë gjithashtu pandershmërinë dhe parehatinë e të dyshuarit.

 

Djersitja e tepërt

Të thuash gënjeshtra është diçka që bën dhe gënjeshtarin më ekspert të ndjejë pak stres. Kur gënjejmë dhe nëse është ndonjë gënjeshtër e bardhë, ne djersisim më tepër se zakonisht, kjo sepse djersitja është një përgjigje natyrale ndaj stresit. Pra është shumë normale për ata që gënjejnë dhe kanë frikë të kapen mat të djersitin tepër.

 

Më shiko në sy

Një gënjeshtar do të dojë të evitojë të të shikojë, por dhe kur të vendosësh kontaktin vizual, gënjeshtari ose gënjeshtarja do të shohë në sy duke mos përpëlitur fare qepallat ose duke i përpëlitur ato me shumë se ç’duhet.

 

Ndërrojmë bisedë

Të gjithë ndihen vulnerabil dhe të parehatshëm kur thonë gënjeshtra. Edhe nëse dikush është mjeshtër gënjeshtrash dhe di të menaxhojë shume mirë situatën, thellë thellë ai është i trembur. Një gënjeshtar do të mundohet të ndryshojë shpesh herë subjektin e bisedës duke kaluar në një pikë tjetër.

 

Prekjes e fytyrës

Ki kujdes ndaj lëvizjeve dhe prekjeve që i bëhen fytyrës. Gënjeshtarët kanë tendencë të prekin flokët, të prekin fytyrën dhe qafën, të fshijnë dhe të prekin hundën e tyre dhe të mbulojnë buzët më shumë se zakonisht.

 

Në pozita mbrojtëse

Kur ballafaqohesh me një gënjeshtar për një fakt, ata zakonisht bëhen shumë mbrojtës, duke refuzuar të përgjigjen ose duke të akuzuar si gënjeshtar. Nëse i dyshuari të përgjigjet me fjalitë: ”pse do ta dish këtë?” ose “Kjo nuk është e rëndësishme tani”, ai me siguri po kalon limitet e veta dhe po mbrohet duke sulmuar.

 

Tonalitet dhe shpejtësi

Kur dikush është duke thënë një gënjeshtër, zëri i tij rritet dhe bëhet më akut. Një gënjeshtar mund të fillojë të flasë më shpejt se zakonisht ose përkundrazi të flasë në mënyrë shumë monotone, të belbëzojë ose të bëjë gabime në të folur.

 

Teknologjia e gjeneratës së fundit

Është shumë me e lehtë të gënjesh nëpërmjet telefonit ose nëpërmjet një mesazhi  meqë nuk kemi të bëjmë me kontakt  sy me sy ose gjuhë të trupit në përgjithësi. Plus shkrimi i jep më shumë  kohë gënjeshtarit që të mendojë përgjigjen dhe të mprehë aftësitë e veta. Ki kujdes nëse personi të duket ndryshe nga zakonisht dhe përdor fjali si : ”për të qen i sinqertë” ose “ajo që dua të them..”.