Fakte

10 fakte të rralla nepër botë

Shkruar nga Faktoman

Kemi mbledhur 10 fakte nga bota, që mbase nuk i keni ditur por janë mjaftë interesante.

 

  1. Femra që ka lindur më së shumti fëmijë është një ukrainase, ajo ka lindur 69 fëmijë nga të cilët vetëm 2 kanë vdekur gjatë lindjes.

 

  1. Bet’hoveni para se të kompozonte fuste kokën në ujë ndërsa Ajnshtajni nuk kishte folur normalisht deri në moshën 9 vjeçare.

 

  1. Mbiemri më i shpeshtë në botë është Chang, mbi 75 milion njerëz e mbajnë këtë mbiemër në Kinë. I dyti radhitet mbiemri Smith në Amerikë mbi 800,000 njerëz e mbajnë mbiemrin Smith.

 

  1. Rekordin për gratë me peshën më të rëndë e ka arritur në vitin 1987, Rosalie Bradford me 554 kilogram.

 

  1. Sipas studimeve të fundit, një mashkull hargjon rreth 3350 orë gjatë gjithë jetës për qethje dhe rruarje.

 

  1. Kur thyhet një xham, disa copëza shpërndahen me shpejtësi 3000 milje në orë, ndërsa shpejtësia e grimcave tjera është shumë herë më e vogël.

 

  1. Një shqiponjë mund t’a shohë prenë e saj në 3000 metra largësi ndërsa kuajt mund të qëndrojnë një muaj në këmbë.

 

  1. Një njeri i rritur merr frymë rreth 25.000 herë gjatë ditës.

 

  1. Në vendet e zhvilluara rreth 27% e ushqimit përfundon në koshat e plehërave.

 

  1. Në gjuhën e njeriut gjenden 100 damarë të të shijuarit, ndërsa në retinen e syrit gjenden 130 milionë qeliza të të pamurit.