Kuriozitete

Si të jeni sa më produktivë në punë

Shkruar nga Faktoman
Më poshtë do të lexoni disa këshilla të cilat do t’ju ndihmojnë për të pasur produktivitet sa më të lartë në punë:

Shënoi në axhendën tuaj personale të gjitha detyrat që keni për të përmbushur gjatë ditës. Kjo do t’ju ndihmojë për të qenë sa më të organizuar.

Një pjesë të mirës të ditës dedikojani bashkëbisedimeve dhe diskutimeve frytdhënëse. Puna në grup gjithmonë ka rezultuar më produktive.

Bëni herë pas here, pushime të shkurtra. Kjo gjë do t’ju ndihmojë që të rifitoni energjitë e humbura.

Shpenzoi 30 minutat e para të çdo dite duke planifikuar të gjithë ditën tuaj duke i organizuar detyrat sipas prioriteteve.

Bllokojini faqe të tilla si rrjetet e ndryshme sociale, të cila nuk ju ndihmojë për t’u çlodhur nga lodhja e punës, por ju çorientojnë më shumë.