Fakte

15 Fakte që mund t’iu shpëtojnë jetën

Shkruar nga Faktoman

15 fakte që duhet t’i dini sepse mund t’iu shpëtojnë jetën

Gati se të gjithë e dinë që nuk duhet të vozitni dhe të përdorni telefonin në tënjëjtën kohë dhe se duhet të rrotulloheni në tokë nëse ju kaplojnë flakët.

Mirëpo jeta mund të ju sjellë në situata kur nuk njeh zgjidhje kaq të shpejtë dhe të lehtë.

Këto janë disa fakte të lehta për tu mbajtur mend por që mund të ju shpëtojnë jetën në situata të rrezikshme.

Truri juaj nuk mund të funksionojë duke ecur dhe përdorur telefonin në të njëjtën kohë prandaj shikoni lart.

your-brain-cant-handle-walking-and-using-your-phone-at-the-same-time--so-look-up

Eksperti i sigurisë Murali Krishnan thekson se duke ecur dhe përdorur telefonin në tënjëjtën kohë kërkon një përqendrim të madh kognitiv.

Si rezultat i kësaj ju nuk mund të fokusoheni plotësisht në të dyja në të njëjtën kohë sikurse që e bëni duke ecur dhe duke përtypur çamçakëz për shembull.

Ju do të vuani nga ‘Verbërimi i pavëmendshëm’, ku mund të shihni objektet por jo proceset sikurse që mund të jetë një makinë që po shpejton në drejtimin tuaj.

Eliminoni këndin e verbër në makinën tuaj duke i lëvizur pasqyrat në mënyrën e duhur.

Eliminoni këndin e verbër në makinën tuaj duke i lëvizur pasqyrat në mënyrën e duhur

Këndi i verbër nuk është i paevitueshëm në të gjitha veturat.

Duke i lëvizur pasqyrat në veturën tuaj në atë mënyrë që mezi i shihni qoshet e veturës ju mund të eliminoni në mënyrë efektive këndet e verbëra në veturë.

Pasqyra për shikim mbrapa do duhej të tregonte çdo  veturë mbrapa jush. Pra ja vlen që ti harxhoni disa sekonda duke i bërë këto ndryshime kur uleni për të vozitur.

Nxehtësia transferohet më shpejtë përmes lëngut sesa gazit prandaj qëndroni të ngrohtë duke ruajtur thatësinë.

Nxehtësia transferohet më shpejtë përmes lëngut sesa gazit prandaj qëndroni të ngrohtë duke ruajtur thatësinë

Ka një lidhje në mes të të qenurit i lagur dhe të ftohtit dhe anasjelltas për ngrohtë.

Për tu siguruar që temperatura trupore të mos bie shpejtë në ambiente të ftohta investoni në rroba të bëra nga leshi në vend të atyre nga pambuku sepse do të absorbojnë lagështinëkështu që nuk qëndron në lëkurën tuaj. Dhe sigurisht mundohuni të qëndroni të thatë.

MOS hani borë për tu hidratuar, përveç nëse duhet patjetër

MOS hani borë për tu hidratuar, përveç nëse duhet patjetër

Lavoie gjithashtu thekson se trupi juaj shpenzon një sasi të madhe të energjisë për të shndërruar një materie nga një gjendje në tjetrën.

Prandaj ai thotë se duhet të hani borë për ta zëvendësuar ujin vetëm kur ajo është zgjidhja e fundit.

Duke e fituar atë hidratim të vogël do të humbni shumë nxehtësi të trupit.

 Nëse aeroplani juaj ateron nëujë, mos e fryni jelekun e shpëtimit menjëherë.

if-your-plane-makes-a-water-landing-resist-the-urge-to-inflate-your-life-jacket-immediately

Impulsi për ta fryrë jelekun e shpëtimit kur aeroplani po ateron në ujë duhet të kundërshtohet.

Uji që mund të futet furishëm në kabinë do të vështirësojë lëvizjen tuaj nëse jeni i ‘fryrë’.

Prandaj notoni deri te një dalje emergjente pastaj fryni jelekun për të qëndruar mbi ujë.

Ju mund të performoni manovrën e ‘Heimlich-ut’, në vetvete.

 Ju mund të performoni manovrën e ‘Heimlich-ut’, në vetvete

Shumë pak vetë e kuptojnë se nuk ju duhet dikush tjetër për të larguar një pjesë të ushqimit të mbetur në fyt.

Ja si mund të përdorni këtë metodë në veten tuaj:

  1. Bëni një grusht me dorën tuaj më të fortë poshtë brinjëve dhe mbi kërthizë si dhe vendosni shuplakën e dorës tjetër mbi grushtin për të shtyrë më fortë.
  2. Shtyni grushtin lart në zonën e diafragmës (pjesa lartë e stomakut) me forcë dhe përsëriteni disa herë derisa objekti që ju ka mbetur në fyt të zhvendoset.
Mbani antihistaminë të fortë në kuletë apo çantë kur shkoni në ndonjë vend të ri.

Mbani antihistaminë të fortë në kuletë apo çantë kur shkoni në ndonjë vend të ri

Kurrë nuk mund ta dini se ku mund të vini në kontakt me diçka që nuk e dinit se është alergjik për ju, sidomos kur shkoni në kamping apo hiking.

Limitet e trupit njerëzor e ndjekin ‘Rregullin e 3shit’

the-limits-of-the-human-body-tend-to-follow-a-rule-of-3

Njerëzit në përgjithësi mund të mbijetojnë 3 minuta pa ajër, 3 orë pa strehë në kushte ekstreme të ambientit, 3 ditë pa ujë dhe 3 javë pa ushqim.

Nëse vaji i ushqimit digjet, ndaleni stufën dhe mbuloni tenxheren.

Nëse vaji i ushqimit digjet, ndaleni stufën dhe mbuloni tenxheren

Uji nuk duhet të përdoret për të fikur zjarret e vajit. Molekulat e ujit zhyten në fund të tenxheres së nxehtë, zgjerohen shumë shpejt dhe i hedhin flakët edhe më lartë.

Në vend të kësaj ju mund ta fikni zjarrin e vajit duke ndalur nxehësin dhe duke larguar oksigjenin.

Nëse thereni apo shpoheni nga një objekt i mprehtë, mos e hiqni atë.

Nëse thereni apo shpoheni nga një objekt i mprehtë, mos e hiqni atë

Kur hiqni një objekt që ka shpuar trupin tuaj gjakderdhja do të rritet.

Më mirë provoni të mbuloni plagën dhe bëni gjithçka për ta ndaluar gjakderdhjen derisa të merrni kujdes mjekësor.

Shumica e rrëzimeve të aeroplanëve ndodhin tre minuta pas nisjes apo tetë minuta para zbritjes.

Shumica e rrëzimeve të aeroplanëve ndodhin tre minuta pas nisjes apo tetë minuta para zbritjes

Sigurimi i aviacionit funksionon në bazë të rregullit ‘+3\-8’, që inkurajon njerëzit të jenë vigjilentë menjëherë pas ngritjes në qiell dhe pak para aterrimit sepse 80% e rrëzimeve ndodhin në këto kohë.

Mund ti përdorni këto kohë për të qëndruar vigjilentë dhe të shikoni se ku janë daljet emergjente sesa të humbisni me ndonjë film apo rekreacione tjera.

Shumica e vdekjeve në zjarre të shtëpive ndodhin për shkak të thithjes së tymit sesa djegieve

Shumica e vdekjeve në zjarre të shtëpive ndodhin për shkak të thithjes së tymit sesa djegieve

Qëndroni ulët në tokë për të evituar frymarrjen me shumë tym.

Nëse lëndoheni në publik, zgjidheni një person që të ju ndihmojë për të evituar  efektin ‘bystander’.

Nëse lëndoheni në publik, zgjidheni një person që të ju ndihmojë për të evituar efektin ‘bystander’

Fenomeni i studiuar shumë nga psikologët përshkruan turma njerëzish që nuk ndihmojnë dikë sepse të gjithë mendojnë se dikush tjetër do të intervenojë.

Nëse nuk jeni shumë i lënduar për të thirrë për ndihmë, zgjidheni një person dhe luteni vetëm atë. Me siguri do të merrni ndihmën e nevojshme.

Një elektrik dore është arma më e fortë kundër çdo sulmuesi

Një elektrik dore është arma më e fortë kundër çdo sulmuesi

Në vend se të mbani një armë të çfarëdo lloji gjatë natës, një elektrik dore shumë i ndriqueshëm mund të largojë një sulmues apo hajn shumë më lehtë.

Nëse dikush që duket agresiv ju afrohet në të gjitha ekstremet një dritë me mbi 300 lumen në sytë e dikujt sidomos gjatë natës do të ju mundësojë që të ikni.

Edhe nëse e keni keqkuptuar situatën askush nuk lëndohet dhe ju nuk do të futeni në probleme.

Nëse humbisni në shëtitje në mal mundohuni të gjeni një gardh apo vijë uji.

Nëse humbisni në shëtitje në mal mundohuni të gjeni një gardh apo vijë uji

Uji gjithmonë rrjedh poshtë dhe patjetër se do të përfundojë në një grumbullim më të madh të ujit.

Ndërsa një gardh gjithmonë do të ju drejtojë në një rrugë apo ndërtesë. /https://faktoman.com/