Fakte Lajme Tech

Fakt: Samsung prodhon procesorin e iPhone 5

Shkruar nga Faktoman

Në të kaluarën, Samsung ka qenë njëri ndër furnitorët më të mëdhenj të Apple, duke prodhuar një gamë të gjerë të pajisjeve që bazohen në sistemin e saj operativ, iOS, si iPhone, iPad, dhe iPod Touch.

Me sa duket, kjo gjë nuk do të ndryshojë edhe tani, edhe përkundër kontesteve të shumta gjyqësore që kompanitë kanë hapur mes vete, pasi që merret vesh se Samsung do rë jetë furnizuesi kryesor i Apple për procesorin e ri, A6, të cilin me siguri do ta shohim në iPad 3.

Së fundmi, Apple ka filluar bisedimet me Samsung rreth dërgesave të reja të procesorit A6, të cilët do të vendosen edhe në gjeneratën e re të telefonit të saj, iPhone 5.

Sipas një burimi të mediave koreane thuhet se Samsung mbetet njëri nga partnerët strategjik të kompanisë Apple, edhe përkundër të gjitha mosmarrëveshjeve për pajijset e tyre të ngjashme në dizajn, për të cilat, palët janë duke e paditur njëra-tjetrën në vazhdimësi /https://faktoman.com