Fakte

Shpëtoni telefonin e lagur me këto 10 Fakte

Shkruar nga Faktoman
Ndonjëherë mjaftojnë disa pika ujë ose edhe lagështi në ajër që t’iu prishin telefonin në tërësi apo pjesërisht.

Sigurisht zgjidhja më e mirë do të ishte përmes garancionit, por çfarë mund të bëni nëse kjo nuk është opsion.

Më poshtë do të gjeni 10 truqe se si ta ngjallni telefonin e zhytur në ujë.

1.Nxirreni telefonin nga uji sa më shpejt që është e mundur dhe fikeni menjëherë.

foto 1

Pjesët e telefonit e absorbojnë ujin për disa sekonda, prandaj mos e ndizni deri sa të jeni i sigurte që telefoni është i thatë. Përveç kësaj uji brenda telefonit mund të shkaktojë lidhje të shkurtë elektriciteti.

2.Sapo që ta nxirrni nga uji, largoni kapakun dhe nxirreni baterinë. Kjo do të ju mundësojë që ta ulni rrezikun e dëmtimit në rrjetin e brendshëm. Me kujdes fshini brendësinë me një peshqir letre apo rroba.

foto 2

  1. Nxirreni kartelën e telefonit. Thajeni dhe lëni të thahet në tërësi derisa telefoni të jetë gati për përdorim sërish.

foto 3

  1. Fikni dhe hiqni nga rryma të gjitha pajisjet e jashtme siç janë, dëgjueset, kartat e memories dhe pajisje të tjera që mund të mbulojnë vrima dhe të qara në telefonin tuaj( sikurse mbulesat apo diçka të tillë)

foto 4

  1. Nëse keni fshirëse me vakum, përdoreni për të fryrë ujin jashtë telefonit.

    foto 5

Për të larguar pjesën tjetër të lagështisë, fryni çdo pjesë të telefonit për 20 minuta dhe mos harroni që ta ktheni në anën tjetër që ta fryni nga të dy anët

Mbani telefonin në një distancë me fshirësen sepse mund të ketë statikë që është edhe me e keqe për telefonin tuaj.

6. Mos përdorni tharëse të flokëve për ta tharë telefonin edhe nëse nuk keni zgjidhje tjetër. Ajo vetëm do të shtynte ujin më thellë në telefon që është shumë e rrezikshme për komponentët elektrike. Gjithashtu ajri i nxehtë mund të shkrijë disa pjesë të telefonit.

foto 6

7. Mund ta provoni të thani telefonin duke e futur në qese plastike të mbushur me oriz i cili thith lagështinë kështu që mund të largohet nga telefoni. Gjithashtu futja e baterisë në oriz mund ta ndalë korrozionin.

foto 7

Para se ta fusni telefonin në qese, hiqjani kapakun dhe baterinë dhe vendosni edhe ato në qese.

Kjo procedurë merr rreth 2-3 ditë. Është e ngadalshme por ngutia nuk ju sjell asgjë të mirë. Derisa telefoni thahet, rrotullojeni kohë pas kohe për ta mundësuar thithjen më të mirë të lagështisë.

Mund të përdorni edhe qeset e vogla që futen në këpucë sepse ato thithin edhe më mirë lagështinë.

Kontrolloni telefonin çdo orë për  6 orët e para derisa është në qese. Nëse ka lagështi në sipërfaqe, fshijeni me peshqir ose thajeni me fshese elektrike.

8. Vendoseni telefonin në diell për ti lënë të gjitha pjesët të thahen totalisht.

foto 8

Mund ta vendosni telefonin edhe në një tepih absorbues apo letër, edhe nëse e keni tharë me fshese elektrike ose e keni vendosur në qese me oriz. Kjo do të mundësojë të thajë edhe çdo lagështi eventuale të mbetur.

  1. Pas 24 orëve, kontrolloni telefonin dhe sigurohuni që është i thatë. Kontrolloni të gjitha daljet dhe pjesët. Nëse telefoni duket i thatë mund ta vendosni prapë baterinë dhe ta ndizni. Kushtoni kujdes ndonjë zhurme të çuditshme që mund të bëjë telefoni kur ta ndizni. Nëse dëgjoni diçka është për shkak të ndonjë defekti.

foto 9

  1. Nëse telefoni duket i tharë por nuk ndizet mund të jetë për shkak të baterisë së zbrazët. Mbusheni me rrymë dhe ndizeni prapë.

Nëse mbushja nuk e zgjidh problemin duhet të kontaktoni për garancion. Mos mundoni ta fshihni që telefoni ka qenë i lagur sepse defektet vërehen.

Sa më shumë detaje që jepni specialistëve më lehtë e kanë për ta riparuar pajisjen tuaj.

foto 10