Fakte

13 Fakte të pabesueshme për Pablo Escobarin

Shkruar nga Faktoman

1. Përpara se të bëhej një prej mbretërve të tregtisë së kokainës, Escobari u shiste makina dhe gurë varri kontrabandistëve.

2. Mbështetja e hapur që u jepte të varfërve dhe dëshira e tij për t’u bërë president i Kolumbisë, bënë që të merrte nofkën “Robin Hudi”.

3. Pasi u vendos në krye të Kartelit të Medejinit, Escobari fitonte deri 420 milion dollarë në javë!

4. Tregtia e tij e drogës lulëzoi kaq shumë, saqë ai trafikonte pothuaj 15 tonë kokainë cdo ditë!

5. Pablo Escobari, një sasi të madhe të kokainës e trafikonte në SHBA, në gomat e avionëve.

6. Aq shumë para fitonte, pa u ndalur, saqë iu desh të blejë një avion Learjet për të fluturuar paratë e tij.

7. Në një moment, pasuria e Escobarit kishte arritur 30 miliardë dollarë!

8. Escobari kishte kaq shumë para, saqë shpenzonte 2500 dollarë në muaj vetëm për lasstiqe për të lidhur paratë.

9. Kur ishte i fshehur, Escobari dogji një herë 2 milionë dollarë, për t’u ngrohur dhe që e bija të mos merrte të ftohtë.

10. Frika më e madhe e Escobarit ishte ekstradimi dhe ai mbolli terror në Kolumbi vetëm që të shmangte burgun në Amerikë./faktoman.com

11. Aq e madhe ishte frika nga ekstradimi, saqë Escobari u ofrua të paguante borxhin e qeverisë së Kolumbisë, borxh që kishte arritur tashmë 10 miliardë dollarë!

12. Në marëveshje me qeverinë kolumbiane, Escobari ndërtoi një burg luksoz të quajtur “La Catedral”, i cili ruhej nga vetë shërbëtorët e tij. Kushtet diktonin që Escobari ta bënte burgun në vendin e tij dhe që qeveria të mos e esktradonte në Amerikë. Burgu nuk kishte fare lidhje me qelinë. Kishte kazino, spa dhe një klub nate brenda. La Catedral u bë një nyjë për më shumë marrëveshje droge dhe vrasje.

13. Dhe ky horror përfshinte vrasjen e 4000 personave, mes tyre 200 gjykatës, 1000 policë, gazetarë dhe nëpunës të qeverisë.