Fakte

22 Fakte për shtatzëninë

Shkruar nga Faktoman
Mund të habiteni se sa pak dini për shtatzëninë dhe lindjen e fëmijëve. Këto janë faktet e pabesueshme shkencore të cilat do t’ju lënë pa mend.

1. Shtatzënia më e gjatë në botë ka zgjatur për një vit dhe dhjetë ditë, ose ndryshe 375 ditë.

2. Lëngu amniotik përbëhet kryesisht nga urina. Deri në çastin kur bebja të jetë gati për të lindur, do të ketë konsumuar rreth gjysmë litri lëng amniotik në ditë.

3. Shije të forta kalojnë përmes lëngut amniotik, që do të thotë se bebet mund të shijojnë çfarë ka ngrënë nëna e tyre. Ky mund të jetë edhe një ndikim në zakonet e tyre të të ngrënit.

4. Gratë shtatzëna kanë nevojë për vetëm 300 kalori shtesë në një ditë. Kështu, nuk ka justifikim për të ngrënë sa për dy.

5. Ka më shumë binjakë në Afrikën Qendrore sesa kudo tjetër në botë. Disa njerëz mendojnë se zhardhokët janë arsyeja, por nuk ka prova që e mbështesin këtë teori.

6. Në botë, çdo 90 sekonda vdes një grua nga shtatzënia apo lindja e fëmijës. Sipas raportit të Amnesty International rreth 350,000 femra vdesin çdo vit prej shtatzënisë ose lindjes dhe shumica e këtyre vdekjeve janë të parandalueshme.

7. Gratë shtatzëna dhe ato që kujdesen për fëmijët që sapo kanë lindur, mund të prodhojnë qumësht automatikisht kur dëgjojnë të qarën e një fëmije.

8. Ushqimi me qumësht gjiri nuk ka të bëjë aspak me përmasën e gjirit apo me thithën. Përmasa e gjoksit është e trashëguar dhe përcaktohet prej numrit të qelizave të yndyrës. Përmasa e gjinjve rritet gjatë shtatzënisë dhe prodhimit të qumështit të gjirit. Ushqimi me gji është një proces kërkesë-ofertë, pasi sa më shumë të ushqeni, aq më shumë do të prodhoni.

9. Një 15-vjeçare mbeti shtatzënë pas një historie të çuditshme. Kjo vajzë nga Lesotho kishte lindur pa vaginë. Pasi ajo bëri seks oral dhe u plagos nga një thikë në stomak, çuditërisht rezultoi të kishte mbetur shtatzënë, mendohet prej spermës që depërtoi nëpërmjet traktit gastrointestinal.

10. Është e vërtetë: nëse keni urth gjatë shtatzënisë, atëherë fëmija juaj ka shumë gjasa të lindë me flokë.

11. Fëmijët qajnë brenda barkut të nënës.

12. Pas tremujorit të dytë, bebet fillojnë të urinojnë në mitër. Ata gjithashtu fillojnë ta pinë atë.

13. Mitra e një gruaje zgjerohet në përmasën e një shalqiri në tremujorin e tretë.

14. Lindja e një djali mund të rrisë rrezikun e nënës për sëmundje autoimune dhe harresë.

15. Një në çdo 2000-3000 bebe lindin me një dhëmb. Ky dhëmb është zakonisht shumë i lëvizshëm, pasi ka strukturë të dobët rrënje.

16. Një grua mund të mbetet shtatzënë gjatë kohës që është tashmë shtatzënë. Ekzistojnë 10 raste kur kjo gjë ka ndodhur. Megjithatë, një ekspert shprehet se kjo është shumë e rrallë dhe se nuk duhet të përbëjë shqetësim.

17. Fëmija fillon të prodhojë jashtëqitje që në javën e 21, por e nxjerr atë vetëm pas lindjes.

18. Kur një grua është afër fundit të shtatzënisë, placenta e saj prodhon më shumë estrogjen nga sa prodhon ajo e një gruaje jo-shtatzënë në tre vjet.

19. Ndryshimet hormonale mund të bëjnë që një gruaje shtatzënë t’i shkëlqejnë flokët ose t’i rritet volumi.

20. Së fundmi, një grua lindi një fëmijë 6.8 kilogramë. Ky fëmijë nuk hyri në librin e rekordeve për peshën më të madhe, pasi këtë rekord e mban një fëmijë 10.4 kilogramë i lindur në vitin 1879.

21. Shumicës së grave shtatzëna u dalin në fytyrë njolla të errëta, e njohur si ‘maska’ e fytyrës së shtatzënisë. Në shumicën e rasteve ngjyra e lëkurës i kthehet asaj të paralindjes, por jo gjithmonë.

22. Rritja e qarkullimit të gjakut gjatë shtatzënisë shkakton gjakderdhje nga hundët ose goja.