Fakte

3 Fakte për Donald Trump

Shkruar nga Faktoman

Shtetet e Bashkuara, zgjodhën presidentin e tyre. Donald Trump arriti të fitojë betejën elektorale me Hillary Clinton duke u zgjedhur presidenti i 45-të i SHBA. I shumëpërfolur në fushatën e tij, miliarderi amerikan nuk ka qënë vetëm biznesmen por e kemi parë edhe në ekran gjatë kohës së argëtimit.

Më poshtë disa fakte që kurrë nuk i keni dëgjuar për Donald Trump (ose vërejtur)!

Trump ka luajtur në filmin ”Home Alone 2″

  giphy

Në film, Kevin ecën në Plaza Hotel ku pyet Trumb për recepsionin. Ky i fundit i përgjigjet duke i udhëzuar rrugën dhe më pas Kevin e falenderon. Trump ka marrë pjesë gjithashtu si figurant edhe në disa filma.

Trump ka yllin e tij në Hollywood për spikatjen e tij në show-n televiziv.

donald-trump-hollywod-walk-of-fame-star

Përveç figurantit në disa filma, Trump ka qënë gjithashtu edhe producent dhe moderator i spektaklit The Apprentice në NBC e më pas spin off-in e show-t me VIP-a. Ai e moderoi atë për 14 sezone duke fituar 1 Milion $ për çdo episod. Në vitin 2007, ai morri një yll, në Hollywood Walk of Fame, për kontributin e tij në televizion.

Donald Trump tentoi ta kthente në marë të regjistruar frazën “You’re fired!”

trump-game-youre-fired

Trump është i lidhur ngushtë me The Apprentice në të cilin garuesit marrin pjesë në sfida të ndryshme në mënyrë që të merrnin një shans për të punuar në kompanitë e miliarderëve amerikanë. Në shfaqje, Trump i njofton garuesve për humbjen e garës duke përdorur frazën “Ju jeni i pushuar!”, të cilën ai synonte ta përdorte në lojërat e tij dhe kazino. Ndër lojërat që ai ka hedhur njëra prej tyre quhet “Trump the Game” ku si nën titull ka “Unë u theva dhe ti je i pushuar!” të cilën mund ta blini edhe në Amazon.