Kuriozitete

Pronari i birrës “Corona” i dhuron çdo banori të fshatit të tij nga 2 mln dollarë

Shkruar nga Faktoman

80 banorët e fshatit të vogël spanjoll, Cerezales del Condado, sapo janë bërë milionerë. Fati i tyre nuk është se kanë fituar “El Gordo” (lotari spanjolle), por bosi i birrës “Corona”, Antonio Fernandez, u ka dhuruar banorëve të fshatit të tij të lindjes, plot 169 milionë paund.

Si pasojë, tashmë 80 banorët e fshatit kanë të depozituar në llogaritë e tyre bankare nga 2 milionë paund për person.

“Nuk kishim kokërr leku në xhepa më parë”, thotë Maximino Sanchez, pronari i një bari të vogël në fshat për gazetën “Diario de León”. “Nuk e di çfarë do kishim bërë pa Antonion”.

Fernandez emigroi në Meksikë në vitin 1949, në moshën 32-vjeçare, kohë në të cilën ai u bë edhe CEO i Grupo Modelo, kompania që realizon birrën “Corona”.

Sipas mediave ndërkombëtare, që nga ajo kohë, ai u shndërrua në një miliarder, i cili në gusht të këtij viti ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare.

Antonio Fernandez ka vendosur të japë plot 169 milionë paund për banorët e mbetur të fshatit të tij të lindjes në Spanjë. Pra, çdo fshatar ka trashëguar rreth 2 milion paund.

Në moshën 14-vjeçare, Fernandez braktisi shkollën pasi prindërit e tij nuk patën mundësi të përballonin shpenzimet. Më vonë ai u martua me Cinia Gonzalez Diez dhe kur ai shkoi në Meksikë. Aty atij iu desh të punojë për kompaninë e xhaxhait të bashkëshortes, “Grupo Modelo”.

Por më vonë, në vitet 1971, ai u rrit në karrierë, duke u zgjedhur drejtor i Përgjithshëm i kompanisë, ku ndikoi në shndërrimin e “Coronës” jo vetëm në birrën më popullore të Meksikës, por edhe duke e bërë atë një fenomen të rrallë eksporti.

“Corona Extra” është birra e dytë më e shitur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me bilanc vjetor prej 693 milionë dollarësh.

Por mesa duket Fernandez nuk e harroi kurrë atdheun e tij të lindjes, duke realizuar vepra të shumta bamirësie, madje për këtë veprimtari, ai është nderuar nga Mbreti i Spanjës, Juan Carlos.

Kjo që ndodhi pas vdekjes, ishte një shenjë e qartë, se sa shumë e donte Fernandez fshatin e tij të vogël të lindjes.

3abae6d300000578-3968880-image-m-37-1480024484107

3aba067b00000578-3968880-image-a-27-1480014157602

3ab9a5e200000578-3968880-image-a-26-1480014153063

3abb16f000000578-3968880-image-m-2-1480026606799