Tech

Pas 17 vitesh, Nokia risjell modelin 3310

Shkruar nga Faktoman

Një nga celularët më ikonik të kohës, Nokia 3310, është rilansuar përsëri pas 17 vitesh.

Versioni i ri do të shitet nën licencën e kompanisë finlandeze HMD Global, që lansoi gjithashtu edhe disa celularë të Nokia me sistem Android.

Një ekspert tha se ishte “një mënyrë fantastike” për të rilansuar celularin e Nokia

Paralajmërimi për lansimin e këtij celulari ishte bërë para Kongresit Botëror të Celularëve në Barcelonë.

LG, Huawei dhe Lenovo janë në mesin e kompanive që lansuan pajisje të reja. Nokia më nuk prodhon celularë, por prodhon kamera të realitetit virtual dhe pajisje të tjera.

Celulari ka lidhje 2.5G që do të thotë se ka shpejtësi me të vogël se sa 3G ose 4G dhe është i pajisur me sistemin operativ S30+, që ka një rang më të vogël të aplikacioneve sesa Android dhe iOS.

Kamera e vetme e tij i ka gjithashtu vetëm 2MGP. Megjithatë, avantazhi i celularit është jetëgjatësia e baterisë. HMD thotë se celulari e mban baterinë deri në një muaj.

Çmimi i celularit është 49 euro.
Celulari origjinal 3310:

 

Celulari i ri 3310: