Fakte

20 Fakte interesante për trupin e njeriut

Shkruar nga Faktoman

Ne mendojmë se i njohim mirë pjesët e trupit tonë. Por në fakt trupi i njeriut është një mekanizëm kompleks dhe misterioz, aq sa ndonjëherë i vë në konfuzion edhe specialistët më të kualifikuar – mjekët dhe shkencëtarët.

Keni dëgjuar ndonjëherë rreth këtyre?

1 – Numri i baktereve në gojën e një personi është i barabartë me numrin e njerëzve që jetojnë në Tokë, ose edhe më shumë.

2 – Një fije floku mund të mbajë peshën e një molle të varur. Por megjithatë shkencëtarët nuk specifikojnë përmasat e mollës.

3 – Forma e gjuhës është absolutisht unike; mbajeni në mend këtë kur doni t’ia tregoni dikujt!

4 – Ne prodhojmë më shumë se 600 mililitra pështymë në ditë.

5 – Shpejtësia e impulsit të trurit në hyrje është rreth 400 km/h.

6 – Nuk janë vetëm katër lloje të ndryshme të gjakut ashtu si kemi menduar, por në fakt janë 29! Më i rralli prej tyre i përket nëntipit Bombay, i cili është i zakonshëm për një grup të vogël familjesh në Japoni.

7 – Gjatë vetëm një dite, gjaku ynë “qarkullon” në distancë prej 19.312 kilometrash.

8 – Gjatësia totale e nervave në trupin e njeriut është 75 kilometra.

9 – Njeriu gjatë ditën merr frymë rreth 20.000 herë.

10 – Syri i njeriut mund të dallojë deri në 10 milionë ngjyra të ndryshme, por truri ynë nuk mund t’i mbajë mend të gjitha.

11 – Veshët tanë rriten gjatë jetës sonë me një shpejtësi të pabesueshme – një e katërta e milimetrit brenda vitit.

12 – Zemra jonë rreh rreth 35 milionë herë në vit.

13 – Çdo ditë, trupi i njeriut humbet rreth një milion qeliza të lëkurës – që shkon deri në dy kilogramë në vit.

14 – Një centimetër katror i lëkurës suaj përmban rreth 100 sensorë të dhimbjes.

15 – Një person mesatar konsumon rreth 35 ton ushqim gjatë jetës së tij.

16 – Djemtë kanë më pak shqisa të shijes në sipërfaqet e gjuhës së tyre se sa vajzat.

17 – Njeriu harxhon rreth pesë vjet të jetës duke i rrahur qepallat. Për fat të mirë, ne mund të kryejmë edhe shumë gjëra tjera në të njëjtën kohë.

18 – 1,000 reaksione kimike ndodhin çdo ditë në trurin tonë.

19 – Shpejtësia e teshtitjes suaj është rreth 160 km/h.

20 – Buzëqeshja aktivizon 17 muskuj të fytyrës, ndërsa e qara 43.