Fakte

25 Fakte për të cilat Donald Trump është i pari

Shkruar nga Faktoman

Ne i mendojmë presidentët si njerëz që janë ndryshe nga të tjerët. Dhe, në shumë mënyra, janë vërtet, duke filluar që nga besimi për të parë në pasqyrën e banjës e të mendojnë “unë duhet të jem lideri i botës së lirë”.

Kjo mund të jetë e përbashkëta për të gjithë presidentët, por secili president ka karakteristikat e veta, që e bëjnë unik.

Për shembull, Millard Fillmore mbetet i vetmi Millard deri tani, ndoshta në përjetësi. Andrew Johnson ishte presidenti i parë që u vu nën akuzë, por me siguri që jo i fundit.

Franklin D. Roosevelt është i vetmi i zgjedhur katër herë, po ashtu edhe që u martua me një grua që mbante të njëjtin mbiemër.

John F. Kennedy ishte presidenti i parë katolik; Ronald Reagan, aktori i parë dhe i pari që ishte divorcuar; Barack Obama, afro-amerikani i parë.

Por presidenti i ri, Donald Trump, ka aq shumë gjëra të para, sa që ua kalon të gjithë paraardhësve të tij së bashku.

Ai është:
– Presidenti i parë që nuk ka kryer asnjë shërbim publik, civil apo ushtarak.

– I pari që është lindur e rritur në Queens të New Yorkut.

– I pari është diplomuar në Universitetin e Pensilvanisë.

– Në moshën 70 vjeç, është më i vjetri që merr detyrën, Ronald Reagan ishte 69 vjeç.

– Presidenti i parë që ndërton dhe banon në majë të një godine 58-katëshe. Dhe që ka ndërtuar/manaxhuar hotele. Edhe kazino. Edhe fusha golfi.

– Presidenti i parë që bëhet subjekt i Comedy Central Roast. Roast është një shfaqje në Cetral Comedy, ku personalitete të njohur marrin pjesë e bëhen objekt i humorit miqësor.

– Presidenti i parë miliarder.

– Presidenti i parë që nuk ka bërë publike të ardhurat dhe taksat gjatë fushatës, siç ishte bërë traditë që më 1976.

– I pari që ka avion privat. Avioni i tij, Boeing 757, ka më tepër stoli ari se Air Force One, ndonëse nuk është më i madh, siç ka pretenduar Trump.

– Presidenti i parë  i dashuruar pas Twitterit, ku ka postuar mbi 34 000 tweets, sa dyfishi i paraardhësit të tij në Shtëpinë e Bardhë, pa dhënë shenja se mund të ndalojë.
– Presidenti i parë që ka drejtuar një reality show, The Apprentice.

– I pari që mban titullin e producentit ekzekutiv të një reality show.

– I pari presidenti që është përshkruar njëherë në një tabloid të New Yorkut si “Seksi më i mirë që kam bërë ndonjëherë”. Këto fjalë u thanë nga e dashura e asaj kohe dhe më pas gruaja e tij, Marla Maples.

– Presidenti i parë që është martuar tri herë. Dhe i divorcuar dy herë.

– Nuk është presidenti i parë me bashkëshorte të huaj, pasi ky nder i përket John Quincy Adamsit. Por Trump është i pari në pothuajse dy shekuj.

– Nuk është as presidenti i parë që martohet me një ish-modele. Edhe Betty Ford ka qenë modele. Por, Trump është i pari që martohet me një ish-modele që ka pozuar topless.

– Trump është presidenti parë autor apo bashkë-autor i librave motivues, mbi një duzinë, para ardhjes në detyrë.

– Presidenti i parë që është edhe markë tregtie. I pari që ka ujë të ambalazhuar që mban emrin e tij. Edhe biftekë. Edhe linjë veshjesh.

– Presidenti i parë që ka drejtuar “Saturday Night Live”, madje dy herë. Apo që të ketë dalë në filma apo serialë televizivë, përfshirë “The Fresh Prince of Bel-Air”, “The Jeffersons”, “I vetëm në shtëpi 2”, “The Nanny”, “Sex and the City”, “WWE Raw” e “WrestleMania”. Në të gjitha ka luajtur rolin e tij të preferuar, Veten.

– Ka shumë mundësi që të mos jetë presidenti i parë që përdor gjuhë vulgare kundër grave. Është i pari që është regjistruar duke përdorur një gjuhë të tillë, dalë në të gjitha lajmet, e përsëri fitoi.

– Presidenti i parë që ka pasur konkurs bukurie.

– I pari që ka banuar në një papafingo trekatëshe në Fifth Avenue, të inspiruar nga stili i Luigjit XIV, me kolona mermeri dhe zbukurime prej ari 24 karat.

– Presidenti i parë që ka qenë objekt i hetimeve për diskriminim dhe i një padie civile nga Departamenti i Drejtësisë.

– Presidenti i parë që ka kaq shumë artikuj për shitje me emrin e tij, nga këmishat, te parfumët e deri te vodka. Vetë Trump, si shumë presidentë para tij, nuk pi alkool.

– Disa presidentë, përfshirë Harry S. Truman dhe Ulysses S. Grant, kanë kaluar kriza financiare. Trump është i pari që ka aplikuar gjashtë herë për falimentim për kompanitë e tij.

-I pari që hyn në Shtëpinë e Bardhë me një përqindje kaq të ulët përkrahjeje, 40, që kur Gallup nisi sondazhet në vitet ’90.

– Ai është presidenti i parë me emrin Donald.