Fakte

13 fakte rreth Coca-Cola

Shkruar nga Faktoman

Coca Cola është gjithkund. Brendi amerikan është i përhapur në 200 shtete të botës.Mesatarisht, rreth 10 mijë pije të Coca Colës konsumohen çdo sekond të ditës

1 – Coca Cola prodhon aq shumë brende saqë në qoftë se e pi një në ditë, do të duhet 9 vite për ti provuar të gjitha.

2 – Brendi Coca Cola sipas vlerësimeve është e vlefshme 74 miliard dollar: më shumë se Pepsi,Starbucks, dhe Red Bull të gjitha së bashku.

3 – Po ti vendosësh të gjitha makinat e Coca Colës njëra mbi tjetrën, të cilat arrijnë shifrën prej 2,8 milion sosh, do të arrinin 150.2 milion metra kub.

4 – Logoja e Coca Cola njihet nga 94 përqind e njerëzve të botës.

5 – Janë 33 brende të pijeve jo-alkoolike që së bashku arrijnë fitimet 1 miliard dollarë. Coca Cola i posedon 15 nga to.

6 – Rreth botës, mesatarisht një person konsumon Coca Cola çdo 4 ditë.

7 – Coca Cola shpenzon më shumë para në reklama më shumë se Microsoft dhe Apple së bashku.

8 – Amerikanët çdo vit hajnë 1.7 milion ton sheqer nga Coca Cola.

9 – Një Meksikan i thjeshtë përdorë më shumë Coca Cola sesa një Amerikan, Britanez, Indian dhe Kinez së bashku.

10 – Coca Cola përdorë 300,000 ton alumin për prodhim të kanaqeve vetëm në Amerikë. Kjo është 17,4 përqind nga i tërë prodhimi i aluminit.

11- 3.1% e të gjitha pijeve të konsumuara në mbarë botën janë produkte të Coca Colas.

12 – Edhe pse vitin e kaluar shitja e Coca Cola-s ishte për 38% më e vogël se ajo e Pepsi, kjo markë ka gjeneruar dyfishë më shumë të ardhura – 28 miliardë kundrejt 12 miliardë të Pepsit.

13 – Në botë një person mesatarisht konsumon një produkte të Coca-Cola-s çdo 4 ditë.