Fakte

7 Fakte që nuk i dinit për Beethoven

Shkruar nga Faktoman

Beethoven jetoi në Vjenë deri në vdekje (1827).

Në dekadën e fundit të jetës ai u bë thuajse krejtësisht i shurdhër; u tërhoq nga jeta publike, por vazhdoi të kompozonte. Kritikët thonë se shumë nga veprat e tij më të admiruara vijnë pikërisht nga kjo periudhë nën ndikimin perandorak

1 – Nuk e dimë tamam se kur ka lindur

Nuk ka asnjë të dhënë të saktë të datës së lindjes së Beethovenit. Datëlindja e tij zakonisht është festuar më 17 dhjetor, ditën e pagëzimit të tij në kishën Katolike. Por studiuesit thonë se me shumë gjasa ka lindur me 16 dhjetor të 1770.

2 – Koncerti i Parë i Beethovenit nuk ka qenë në fakt koncerti i tij i parë

Edhe thuhet se ishte koncerti i tij i parë, “Koncerti Numër 1 me Piano në C Maxhor” ishte në fakt koncerti i tretë i Beethovenit. Koncerti i tij i dytë u shkrua një dekadë më herët, mes viteve 1787-1789. Ai gjithashtu kishte përfunduar një koncert në piano të publikuar në vitin 1784.

3 – Ishte shumë i dobët në matematikë

Pavarësisht kompleksitetit matematikor të kompozimeve të tij, Beethoven gjithmonë nuk ja ka dalë me numrat. Ai e la shkollën në moshën 11-vjeçare, pasi mësoi si të mblidhte dhe të zbriste, por nuk mësoi si të shumëzonte e pjesëtonte. Prandaj e kishte të vështirë të menaxhonte financat e veta.

4 – Njerëzit i urrenin kuartetet e tij të mëvonshme

Kryeveprat e mëvonshme eksperimentale shokuan dhe hutuan bashkëkombasit e tij. Kompozitori Louis Spohr i përshkroi kuartetet e fundit si të palexueshme dhe të pakorrigjuara. Megjithatë për Beethovenin ato ishin përpjekje për t’u lidhur me hyjnoren.

5 – Ai mund të ketë performuar një herë për Moxartin

Në vitin 1787, Beethoven bëri vizitën e tij të parë në Vjenë, ku Moxarti jetonte gjatë asaj kohe. Sipas biografit Otto Jahn, 17-vjeçari nervoz iu prezantua Moxartit duke performuar një herë me kërkesën e tij.

6 – Shurdhësia nuk ishte problemi i tij më i keq

Gjatë jetës së tij, kompozitori u dëmtua nga shëndeti i keq. Ai vuante nga hepatitis kronik, verdhëza, koliti dhe sëmundje të ndryshme të lëkurës. Përpara se të vdiste në vitin 1827, në moshën 56-vjeçare, nga barku i tij duhet të hiqej shumë ujë, pavarësisht përpjekjeve për të kaluar operacionin pa anestezi. Vazhdoi ta mbajë sensin e tij të humorit.

7 – Fjalët e tij të fundit ndoshta nuk janë ato që ju mendoni

Shumë njerëz besojnë se fjalët e fundit të Beethoven janë: “Do të dëgjoj muzikë në parajsë,”, por pak prova e vërtetojnë këtë. Pak pas vdekjes së tij, ekziston një besim popullor se fjalët e tij të fundit ishin “Duartrokitni miqtë e mi, komedisë i erdhi fundi”.