Fakte

15 Fakte rreth depresionit

Shkruar nga Faktoman

Depresioni është një “sëmundje mendore” nga e cila vuajnë rreth 350 milionë njerëz. Mund t’i kaplojë të gjithë, pavarësisht moshës, lokacionit gjeografik apo statusit shoqëror. OBSh-ja vlerëson se deri në vitin 2030 depresioni do të jetë shkaku i dytë kryesor për invaliditet, menjëherë pas SIDA-s.

Ja 15 kërkimet shkencore rreth depresionit:

1 – Gratë pothuajse dy herë më shumë vuajnë nga “depresioni klinik”, ngase mund të kenë predispozita më të larta gjenetike për zhvillim të depresionit;

2 – Depresioni mund të ndikojë që të ëndërroni 3-4 herë më shumë se normalja

3 –  Kreativiteti lidhet me depresionin. Kërkimet bëjnë me dije se shkrimtarët kanë shanse 121% më të mëdha për t’u sëmurë nga depresioni bipolar, ndërkaq 50% më shumë për vetëvrasje se sa popullata normale;

4 – Sipas një kërkimi, substanca “spilocibin”, e cila gjendet te kërpudhat, mund të shfrytëzohet për trajtimin e depresionit;

5 – Sipas një hulumtimi me 14.000 nëna, u erdh në përfundim se gjidhënia e zvogëlon rrezikun për gjysmë nga depresioni;

6 – Ekziston lidhje ndërmjet depresionit dhe kafshimit të maceve;

7 – Sipas hulumtuesve brazilianë, “Ajahuaska” mund të jetë njëkohësisht shëruesi i depresionit;

8 – Feja ndihmon në ulje të depresionit, – është rezultati i hulumtimit të “Universitetit të Kolumbisë”;

9 – Komikët janë më depresivë;

10 – Kalimi i një kohe të gjatë në internet ndikon në zhvillimin e depresionit;

11 – Vetëlëndimi lidhet me depresionin;

12 – Qetësuesit ndikojnë thuajse sa antidepresivët;

13 – Ushtrimet e përditshme e largojnë depresionin;

14 – Mirënjohja e rrit sasinë e serotoninit dhe dopaminës, njëjtë sikurse bëjnë antidepresivët;

15 –  Video-lojërat kundër depresioni ndikojnë më mirë se dhënia e këshillave.