Fakte

10 Fakte interesante për Londrën

Shkruar nga Faktoman

Londra është kryeqyteti i Anglisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Është njëri prej qyteteve më të vizituara në botë, duke tërhequr miliona vizitorë çdo vit.
Londra ka një histori të pasur dhe disa fakte e dëshmojnë këtë.
faktoman sjell më poshtë 10 faktet më interesante historike për Londrën të cilat nuk i keni ditur:

1. Më shumë se 300 gjuhë fliten në Londër.

2. Londra është qyteti i kafes së parë Hard Rock Caffe. Po ashtu Londra është qyteti i rrugës Abbey, ku ka qenë studioja ju janë regjistruar shumë nga këngët e grupit The Beatles.

3. Galeria kombëtare e portreteve, është themeluar në vitin 1856. Në këtë galeri ka koleksione të portreteve dhe piktura të njerëzve kryesor të historisë së Britanisë.

4. Londra është një qytet i rëndësishëm për mediat dhe ka qenë shtëpie e shumë figurave të rëndësishme historike si Charile Chapilin dhe Alfred Hitchcock.

5. Shkolla e Biznesit e Londrës konsiderohet si njëra nga shkollat më të shquara të biznesit në botë. Në vitin 2010 “Financial Times” e ka listuar këtë shkollë si më të mirën në botë.

6. Që prej se Londrën e vizitojnë për çdo vit rreth 15 milionë njerëz, e bën këtë qytet, qytetin më të vizituar në Evropë, në vendin e dytë është Parisi.

7. Në vitin 2014, recvizta FDI Magazine e zgjodhi Londrën si qytetin evropian të së ardhmes.

8. Kopshti zoologjik shkencor më i vjetri në botë është në Londër.

9. Në matjet e vitit 2014, ka dalë se në Londër jetojnë 72 miliarderë. Ky numër e bën Londrën, qytetin ku jetojnë më së shumti miliarderë.

10. Nga viti 1831 deri 1925, Londra ishte qyteti më i madh në botë. Ajo ishte e mbipopulluar, por në vitin 1848 shpërtheu epidemia e kolerës e cila mori jetën e mbi 14 mijë njerëzve.