Fakte

7 Fakte interesante për ‘Rihanna’

Shkruar nga Faktoman

Gjithçka që ndodh në jetën e Rihanna-s  është në fokusin e të gjithëve, e ndërsa shumë nga sekretet e saj janë zbuluar me kohën, ka edhe shumë të tjera që mediat ndërkombëtare rozë i kanë zbuluar me vështirësi, e disa prej tyre janë ende të pakonfirmuara.

1 – Emri i saj i vërtetë është Robin Rihanna Fenty dhe në fëmijëri askush nuk e ka quajtur Rihanna.

2 – Më 1 shkurt të vitit 2008, Barbadosi ka vendosur që të shpall si ditën nacionale të Rihanna-s, për nder të këngëtares së famshme.

3 – Rihanna i ka siguruar këmbët e saj për një milion dollarë, pasi siç ka thënë ajo, këmbët janë arma e saj më e fortë.

4 – Me siguri se nuk e dini se ajo nuk e pëlqen ushqimin me erëza dhe as perimet. Rihanna insiston se jeton vetëm duke ngrënë fruta të ndryshme.

5 – Është interesant fakti që shkencëtarët thonë se dhimbjet pas operacionit durohen shumë më lehtë duke dëgjuar këngët e Rihannas.

6 – Në trupin e këngëtares gjenden 20 tatuazhe dhe Rihanna nuk planifikon të ndalet në këtë drejtim.

7 – Gjatë adoleshencës Rihanna ka qenë një vajzë e vrazhdë dhe shpesh i thonin se është mashkullore.