Fakte

8 Fakte për shtetin më të vogël në botë, Vatikanin

Shkruar nga Faktoman

Vatikani është shteti më i vogël në rruzull. Ka një sipërfaqe 44 hektarë dhe një popullsi prej rreth 1000 banorësh.

Ai ndodhet në Romë. (Status Civitatis Vaticane), është emri origjinal i Vatikanit.

Ja disa fakte interesante mbi Vatikanin:

1. Qeveria e Vatikanit ka një strukturë unike. Papa është sovrani i shtetit. Autoriteti legjislativ zbatohet nga Komisioni Peshkopal i Vatikanit, një trup kardinalesh të caktuar nga Papa, për një periudhe pesë-vjeçare.

2.Vatikani është qendra e fesë katolike dhe institucioni më i lartë i Krishtërimit. Çdo vendim që merr ky besim fetar padiskutim që kalon me parë nga Vatikani.

3.Gjatë gjithë historisë Vatikanit ka pasur 266 Papë, që e kanë drejtuar. Kisha katolike konfirmon Apostullin Pjetër si Papën e parë.

4. Papa më i korruptuar konsiderohet Aleksanderi VI ose Rodrigo Borxhia. Pati shumë lidhje martesore dhe fëmija i tij ishte Lukrecia.

5. Papë mund të zgjidhet cilido mashkull beqar i pagëzuar dhe në qofte se nuk ka marrë akoma urdhrat e shenjtë per t’u shenjtëruar veskov.

6. Eshtë traditë që Papa i ri të zgjedhë një emër për veten e tij.

7. Kishat protestante nuk i njohin asnjë autoritet superior veskovit të Romës pasi e konsiderojnë jo konform shkrimeve të shenjta.

8. Një rast i çuditshëm është fakti kur në 1938 kur Adolf Hitleri arriti në Romë me ftesë të mbretit Viktor Emanueli III. Papa Piu i XI nuk donte ta takonte dhe për të evituar këtë u transferua në vilën e Castelgandolfo.