Fakte

16 Fakte interesante shkencore

Shkruar nga Faktoman

1 – Vetën 10 përqind e të gjitha qenieve njerëzore të lindura në këtë botë, janë gjallë në këtë moment.

2 – Çdo vit më shumë se 1 milionë tërmete tronditin Tokën.

3 – Kur vullkani Krakatu në Indonezi shpërtheu në vitin 1883, forca e tij qe aq e madhe sa që zhurma që shkaktoi mund të dëgjohej deri 4.800 kilometra larg në Australi.

4 – Kokrra me e madhe e breshërit me e madhë në botë peshonte mbi 1 kg, dhe ka rënë në Bangladesh në vitin 1986.

5 – Çdo sekondë rreth 100 rrufe godasin Tokën.

6 – ADN-ja u zbulua fillimisht në vitin 1869 nga zvicerani Friedrih Mishler.

7 – Gjirafat flenë shpesh vetëm 20 minuta në çdo 24 orë. Ato mund të flenë maksimumi deri në 2 orë (me intervale dhe jo në një kohë), por kjo ndodh rrallë. Gjirafat nuk shtrihen kurrë përtokë.

8 – Pa shtresën e tij të mukusit, stomaku ynë do të treste veten.

9 – Një qelize të vetme gjaku i duhen rreth 60 sekonda për të bërë një xhiro të plotë në trupin e njeriut.

10 – Plagët e infektuara me krimba shërohet më shpejt, dhe pa përhapjen e gangrenës apo infeksioneve të tjera.

11 – Ekzistojnë më shumë organizma të gjalla mbi lëkurën e çdo njeriu, sesa njerëz mbi sipërfaqen e globit.

12 – Balena gri migron çdo vit 12.500 milje nga Artiku në Meksikë dhe anasjelltas.

13 – Koalat flenë mesatarisht 22 orë në ditë, ndërsa rrinë zgjuar vetëm 2 orët e mbetura.

14 – Yjet neutrone janë kaq të dendur, sa që një lugë çaji do të peshojë më shumë se të gjithë njerëzit mbi Tokë.

15 – Një në çdo 2000 foshnje lind me një dhëmb.

16 – Çdo orë që kalon universi zgjerohet me 1 miliardë milje në të gjitha drejtimet.