Fakte Kuriozitete

8 Fakte befasuese rreth ISIS-it (Foto)

Shkruar nga Faktoman

Jo gjithkush e din se kush është ISIS, ku janë të vendosur, apo se çfarë duan ata.

Prandaj, Graeme Wood nëpërmjet një shkrimi i ka bërë të ditura shumë gjëra që ne si dimë për ISIS-in.

Sidoqoftë, Faktoman e sjell për ju listën e 8 fakteve befasuese që ndoshta nuk i keni ditur rreth ISIS-it.

Kjo është lista:

1) ISIS beson se apokalipsi është duke ardhur

Propaganda e ISIS-it është e mbushur me profeci rreth fundit – dhe specifikisht që ushtritë e Perëndimit do ta luftojnë Islamin në veri të Sirisë.

Propaganda e tyre është e mbushur me imagjinatë të apokalipsit – dhe luftëtarët besojnë se një betejë e fundit është duke ardhur.

Ata besojnë se betejat apokaliptike do të zhvillohen në qytetin Dabiq.

2) ISIS dëshiron që Amerika ta pushtojë Irakun dhe Sirinë

Xhihadistët që luftojnë krahas ISIS-it besojnë që SHBA dëshiron të vrajë të gjithë myslimanët.

Prandaj, ata besojnë se një tjetër pushtim i Amerikës do ta mundësonte që ISIS të fitonte edhe shumë rekrutë të rinj.

3) Shteti Islamik nuk mund të mbijetojë nëse e humbë territorin e vet në Irak

Ndryshe nga Al-Kaeda, natyra e ISIS-it si një kalifat do të thotë se është e kufizuar me territorin e vet fizik.

Graeme Wood thotë: “Nëse e humbet territorin e vet në Siri dhe Irak, ISIS do të pushoj së qenit një kalifat. Kalifatet nuk mund të ekzistojnë si lëvizje nëntokësore, pasi që autoriteti territorial është një domosdoshmëri. Hiqjani komandën nga territori, dhe të gjitha ato betime të besnikërisë nuk do të jenë më detyruese”.

4) ISIS dëshiron të vrajë edhe shumë myslimanë gjithashtu

Besimtarët e ISIS-it dëshirojnë ta ‘pastrojnë’ botën duke i vrarë ‘femohuesit’ – myslimanët që janë larguar nga Islami.

Vepra të cilat mund të shpijnë deri tek kjo dukur janë shitja e alkoolit, veshja e rrobave Perëndimore, si dhe rruajtja e mjekrës.

Sipas ISIS-it, myslimanët shiit janë femohues – që do thotë se diku rreth 200 milion njerëz janë të shënjestër për tu vrarë.

5) Ata nuk janë Al-Kaeda, në fakt, nuk përngjajnë fare

Edhe pse ISIS i referohet Osama Bin Laden si ‘Sheikh Osama’ – një term respekti – dy organizatat janë shumë të ndryshme.

Al-Kaeda është një lëvizje botërore, me qëllime politike – ndërsa ISIS është një lëvizje religjioze, e devotshme për apokalipsin.

6) Terroristët në mbarë botën nuk financohen vetëm nga ISIS

Organizata iu gëzohet sulmeve të tilla si ajo në Paris – por nuk i planifikon ato, nuk i financon ato, ose të paktën nuk ka bërë kështu në të kaluarën.

Liderët e organizatës preferojnë të fokusohen më shumë në armiqtë e afër si p.sh. tek myslimanët shia.

7) Ata i paguajnë luftëtarët e tyre dhe nuk bëjnë marrëveshje të ndryshme

Ata paguajnë për luftën me qëllim që të zgjerohet Kalifati.

Disa mbështetës tjerë të Kalifatit thonë se ata e kanë të ndaluar të bëjnë traktate të përhershme të paqes – ose të pranojnë kufij të përhershëm.

8) Ata besojnë në shtëpi pa para, mjekim falas, ushqim falas – por vetëm nëse janë mysliman

Isis beson se kjo është një obligim i trashëguar nga ligjet e Zotit.