Fakte

5 Fakte interesante për motin

Shkruar nga Faktoman

Moti përbëhet nga tre përbërës kryesor: temperatura, lëvizja e ajrit dhe sasia e ujit në ajër. Këta faktorë ndryshojnë vazhdimisht dhe ndikojnë mbi njëri tjetrin. Ata kombinohen dhe krijojnë modele të ndërlikuara që quhen sisteme meteorologjike.

Roli i Diellit

Dielli luan rolin më të rëndësishëm në krijimin e motit. Rrezet e Diellit kanë ndikim më të madh aty ku e godasin sipërfaqen e Tokës gati pingul, përqark Ekuatorit. Më larg Ekuatorit, rrezet shpërndahen në një sipërfaqe më të madhe, kështu që ndikimi i tyre është më i vogël.

Ajri dhe Era

Edhe era shkaktohet nga Dielli. Kur ajri ngrohet, ai bymehet, bëhet më pak i dendur dhe ngrihet. Një masë ajri më e ftohtë dhe më e rëndë sulet për t’i zënë vendin duke krijuar kështu erën. Stuhi të mëdha ere, të quajtura uragane, formohen ndonjëherë mbi det, afër ekuatorit, ku ajri është i ngrohtë dhe i lagësht.

Fakte interesante për motin

-Në vitin 1986, në Gopalganj në Bangladesh, kanë rënë kokrrat më të mëdha të breshrit, me peshë deri në 1 kg.

-Vendi më i lagësht në botë është Mawssynrma, në Indi. Atje bie rreth 12m shi në vit.

-Flokët më të gjata të borës kanë pasur diametër 38cm dhe kanë rënë në Montana, SHBA, më 1887.

-Vendi më i thatë është shkretëtira e Atacamës, në Kili. Aty ka vende ku nuk ka rënë shi për 500 vjet.

 

-Vendi më i nxehtë është shkretëtira El Azizia, në Libi. Në vitin 1922 aty temperature arriti në 58 °C.