Fakte

17 Materialet më të shtrenjta në botë (FOTO)

Shkruar nga Faktoman

Për shumë shekuj, shumë njerëz kanë menduar se ari është një nga materialet më të shtrenjta në botë. Kjo është absolutisht e gabuar.

 

Shafrani, 11 dollarë për gram


Kjo mëlmesë është unike, duke kombinuar shije fantastike dhe veti të mira për shëndetin. Procesi i prodhimit të saj merr shumë kohë dhe mund, por vetitë shëruese të shafranit janë të pakrahasueshme më ndonjë mëlmesë tjetër.

Ari, 56 dollarë për gram


Metali i çmueshëm më i njohur në botë pa të cilin thonë nuk mund të rrojë asnjë grua. Ari është adhuruar gjatë gjitha kohërave dhe të gjitha gjërat e bukura krahasohen me të.

Rodiumi, 58 dollarë për gram


Një metal i grupit platinum dhe shumë i rrallë. Për ta kuptuar më mirë, në një ton të dheut të tokës gjenden 0.001 gram rodium.

Platinumi, 60 dollarë për gram


Ky është një metal i rrallë dhe i çmueshëm me ngjyrë argjendi dhe çeliku. Një soj si ari është rezistues ndaj acideve dhe tjera përbërjeve.

Methamphetamine, 100 dollarë për gram


Kjo është një substancë e ndaluar me ligj dhe është në të mirën tuaj që të mos e shihni kurrë në jetën reale.

Briri i Rinocerontit, 110 dollarë për gram


Brirët janë të cmueshëm për shkak të përdorimit të tyre në mjekësi dhe për mbajtëse thikash. Për shkak të vlerës së bririt të tyre, rinoceronetë janë në prag të zhdukjes.

Heroina , 130 dollarë për gram


Është opium që të ndërron perceptimin. Kjo substancë gjithashtu është ilegale.

Kokaina, 360 dollarë për gram


Është një drogë që kushton shumë dhe nuk të bën mirë në asnjë aspekt të jetës. Ky kristal i bardhë në formë pudre është shumë i rrezikshëm për varshmëri. Çmimi më i lartë i saj varet nga ‘pastërtia’ e substancës.

LSD , 3 mijë dollarë për gram


Një substancë narkotike psikoaktive, dhe një vdekje e ngadalshme shumë e shtrenjtë. Prodhimi i kësaj droge gjysmë sintetike është shumë i vështirë, që e justifikon çmimin.
Plutoniumi, 4 mijë dollarë për gram


Një metal radioaktiv i rëndë dhe i ndjeshëm me ngjyrë argjendi dhe të bardhë. Përdoret në prodhimin e armëve nukleare dhe si karburant për anije kozmike.

Painiti , 9 mijë dollarë për gram


Ky gur është kaq i rrallë sa që shumë pak njerëz e dinë që ekziston. Është një mineral me ngjyrë të kuqe në të portokalltë apo ngjyrë kafe dhe është zbuluar vetëm 65 vite më parë. Janë vetëm disa qindra gurë të tillë në botë sot.

Tafiti, 20 mijë dollarë për gram ose 4 mijë dollarë për karat.

Një gur i çmueshëm me ngjyrë vjollce, të kuqe apo të bardhë. Është një milion herë më i rrallë se diamanti që e bën atë legjendar. Megjithëse është kaq unik nuk është shumë i popullarizuar për stoli prandaj nuk është shumë i shtrenjtë.

Tritiumi, 30 mijë dollarë për gram


Ky gaz përdoret në drita, për shembull në ndriçimet me tritium. Kushton rreth 15 milionë euro për ta prodhuar një kile tritium.

Diamanti, 55 mijë dollarë për gram


Është guri i çmuar më i famshëm në botë dhe miku më i mirë i çdo gruaje.

Kaliforniumi, 25 deri 27 milionë dollarë për gram


Elementi kimik më i shtrenjtë i të gjitha kohërave. Është sintetizuar vetëm një herë nga zbulimi i tij në vitin 1950.

Antimaterja, 62.5 trilionë dollarë për gram

Substanca më e shtrenjtë në tokë. Prodhimi i një miligrami i tij kushton rreth 25 milionë euro. Në teori ne do të mund ta përdorim antimaterien si karburant për anije kozmike në të ardhmes. Por pengesa sot është se për të prodhuar vetëm një gram të tij, i gjithë njerëzimi duhet të punojë pa pushim për një vit.

BONUS: Guri Jade, 170 milionë dollarë


Minatorët në Myanmar kanë gjetur gurin më të madh jade në botë në një minierë në Kachin State, në veri të vendit. Guri është 14 metra i lartë dhe 19 metra i gjatë dhe peshon rreth 200 tonë. Ky shkëmb i bukur jade do të dërgohet në Kinë ku do të gdhendet në stoli të shtrenjta dhe skulptura./Faktoman.com