Fakte Kuriozitete

5 zbulimet e shekullit të 20’të

Shkruar nga Faktoman

Edhe pse njerëzit mendojnë se shkenca është duke e arritur kulmin e saj në shekullin XXI, janë zbulimet e shekullit XX ato që e kanë bërë botën më të qëndrueshme dhe më të lehtë.

Faktoman ua sjellë top 5 zbulimet e shekullit të 20’të, pa të cilat sot njerëzimi nuk mund ta paramendonte përditshmërinë.

5. Armët nukleare (Fuqia bërthamore)

Shtetet e fuqishme sot janë të sigurta nëse posedojnë armë bërthamore. Frika nga shkatërrimi e ka penguar deri nisjen e luftës së tretë botërore, që do të ishte ndoshta edhe fundi i diçkaje dhe fillimi i një diçkaje tjetër.
Armët nukleare kanë potencialin për të ndryshuar planetin brenda natës.
Janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të parët që krijuar armët bërthamore gjatë luftës së ftohte të viteve 1950-1960. Menjëherë pas saj edhe BRSS (Bashkimi i Republikave Sovjetike Socialiste), Rusia e atëhershme krijuan armët bërthamore. Dyja këto i garantuan siguri njëra tjetrës.

4. Kompjuteri


Sot nuk mund ta mendojmë jetën tonë pa kompjuterë, smartphone, laptop, iPad etj. Njëri prej top-zbulimeve të shekullit 20 padyshim që është edhe kompjuteri (Personal Computer PC)
Kompjuterët janë kudo dhe ne jemi bërë aq të varur nga ta që shumë njerëz ndjehen të papërmbushur nëse nuk e kanë afër vetës një pajisje teknologjike.

3. Aeroplani


Kush e ka menduar para 200 vjetëve se njerëzit mund të lëvizin për 2000 km vetëm brenda 1 orë e 30 min. Nëse në atë kohë do pretendoje një diçka të tillë, ju do të shiheshit si i çmendur.
Ishin vëllezërit Ëright ata që fluturuan të parët në fillim të shekullit 20, në vitin 1903.

2. Raketa


Raketa të cilat mund të kontrollohet nga njerëzit nuk mund të mungojnë në këtë listë. Përmes raketave, njerëzit kanë udhëtuar në Hënë dhe në planetet tjera. Përmes raketave njerëzit kanë vendosur satelitë në orbitë rreth planetit tonë. Pa vendosjen e satelitëve, njerëzit nuk do të ishin në gjendje të përdorin GPS,të bëjnë parashikimin e motit,të bëjnë thirre ndërkombëtare apo përdorimin e telefonave celularë.

1.Penicilina (Antibiotik)


Njerëzimi do të vuante shumë nëse Alexander Fleming nuk do të zbulonte penicilinën. Në vitin 1928 u zbulua penicilina. Një zbulim i tillë ka rezultuar me ulje të madhe të vdekshmërisë dhe rritje të jetëgjatësisë së njerëzve.