Fakte

Fakte interesante për Rexhep Taip Erdogan

Shkruar nga Faktoman

Rexhep Taip Erdogan lindi më 26 shkurt 1954 në Stamboll. Është padyshim njeriu i momentit në Turqi por edhe një nga protagonistët e diplomacisë botërore

Sigurisht rruga e tij nuk ka qenë shumë e lehtë dhe gjithmonë është shoqëruar me dritëhije të forta korrupsioni, ekstremizmi fetar, dhe autoritarizmi.

Ju sjellim disa fakte shumë interesante nga jeta politike e Erdogan.

1 – 4 vjet si krye-bashkiak i Stambollit

2 – I burgosur për ‘kërcënim ndaj sekularizmit’

3 – 11 vjet si Kryeministër

4 – 2.5 vjet si president deri tani.

5 – Erdoani ishte futbollist gjysmë-profesionist dhe ka luajtur për Klubin Sportiv “Kasımpaşa”, në vitet 1969–1982.

6 – Pas Grushtetit më 12 Shtator 1981, Erdogani u bë pjesë e Partisë Refah.

7 – Në vitin 1994 Erdogani ishte kandidat për Kryetar Komune të Stambollit, ku në këto zgjedhje, u zgjodh Kryetar Komune të Stambollit.

8 – Gjatë kohës së qeverisjes së tij si Kryetar Komune të Stambollit, ai luftoi për asgjësimin e kontrabandave në Stamboll.

9 – Në vitin 1998, ai u shkarkua nga detyra dhe u dënua me 10 muaj burgim, pasi ai recitoi një poemë fetare në Sirt.

10 – Duke braktisur politikën e hapur islame, Erdogani në vitin 2001 themeloi Partinë e Drejtësisë dhe Zhvillimit, me të cilën arriti që në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura pothuajse pas një viti, të fitoj afro dy të tretat e vendeve në parlamentin turk.

11 – Ndërsa gjatë viteve 2003 -2014 ka shërbyer si kryeministër i Turqisë.

12 – Me të ardhur në pushtet, Erdogan ka shprehur haptas Politikën e Turqisë për Bashkimin Evropian. Ka nënshkruar disa marrëveshje me Bashkimin Evropian, dhe ka bëre ndryshime ligjore në favor të bashkëjetesës sociale dhe kulturave. Insistimet e Turqisë për të anëtarësuar në BE, bëri një përshtypje të re që Turqia u orientua kah Perëndimi.

12 – Marrëdhëniet e Qeverisë së Erdoganit me Izraelin ishin të tensionuara, mbasi Izraeli vazhdonte një politikë kundër Palestinezëve. Në Panelin e Davosit të mbajtur në vitin 2009, Shimon Peres, President i Izraelit duke u drejtuar Erdoganit tha “Çfarë do të bënit ju, në qoftë se çdo natë ne Stamboll do të bëhej sulm me raketa”.