Fakte

7 Fakte interesante për Lamborghini-n

Shkruar nga Faktoman

Veturat Lamborghini janë mjaft të përhapura në gjithë botën, të cilat njihen për luksin dhe shpejtësinë që posedojnë.

Më poshtë mund të lexoni shtatë fakte interesante për këtë kompani të këtyre veturave mahnitëse.

1. Lamborghini ka marrë emrin nga krijuesi i firmës Ferruccio Lamborghini.

2. Ferrucio Lamborghini ka marrë frymëzimin që të krijojë një makinë sportive, pasi kishte blerë një Ferrari dhe një Maserati, me të cilët nuk ishte i kënaqur.

3. Lamborghini ka qenë nje firme e vetme, por pastaj është blerë nga firma gjermane Audi AG.

4. Makina më e shpejtë e Lamborghinit është modeli Murcielago Le-Mans, që arrin shpejtësinë maksimale prej 340 km/h.

5. Modelet e reja të Lamborghini kanë sistemin e dyerve Scissor.

6. Makinat e para të Lamborghini-t kanë pasur një motor V8 dhe pastaj V12, por tani posedojnë motor V10.

7. Lamborghini i parë ka qenë modeli 350GTV i vitit 1963 me një shpejtësi maksimale prej 280 km/h.