Fakte

12 Fakte interesante për shtetin gjerman

Shkruar nga Faktoman

Gjermania, është ndër shtetet më të fuqishme, dhe ka një rol jashtëzakonisht të madh në poltikën evropiane.

Shteti gjerman kufizohet me Danimarkën, Poloninë, Çekinë, Austrinë, Zvicrën, Francën, Luksmeburgun, Belgjikë, dhe Holandën. Kryeqyteti i Gjemanisë është Berlini.

Një fjalë shumë e gjatë me 65 shkronja që përfaqësonte ligjin e deleguar për monitorimin e etiketave të biftekut u hoq nga gjuha gjermane në vitin 2013. Pavarësisht kësaj ekzistojnë fjalë të tjera si sigurimi i automjetit që kanë 36 shkronja dhe e veja e një kapiteni anijeje me avull të Danubit që ka 49 shkronja.

Më poshtë ju sjellim 12 fakte pak të njohura për Gjermaninë:

1. Fanta u krijua në Gjermaninë naziste për shkak të vështirësive importuese të Coca – Cola’ës në Gjermani, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

2. Në Gjermani është e paligjshme të të mbarojë karburanti i makinës në autostrada.

3. Coca-Cola është futur në Gjermaninë Lindore vetëm pas rënies së Murit të Berlinit.

4. Nëse bën një përshëndetje naziste në Gjermani konsiderohet vepër penale dhe mund të dënoheni edhe me burg për këtë.

5. Vetëm 16% e gjermanëve lindorë kishin telefona në shtëpi gjatë vitit 1989. Për celularë as që bëhej fjalë.

6. Në Gjermani gatuhen mbi 300 lloj buke.

7. Berlini është 10 herë më i madh se Parisi dhe ka më shumë ura se Venecia.

8. Ekziston një kukull Barbi e modeluar sipas Kancelares gjermane, Angela Merkel.

9. Revista e parë doli në Gjermani në vitin 1663.

10. Gjermania ka 16 rajone. Secila nga ato ka një parlament të vetin dhe një qeveri të rajoni.

11. Termi ‘ekologji’ u përmend fillimisht nga biologu gjerman, Ernst Haeckel, në vitin 1866.

12. Termi ‘ekologji’ u përmend fillimisht nga biologu gjerman, Ernst Haeckel, në vitin 1866.

Faktoman.com