Fakte

10 Fakte rreth Finlandës

Shkruar nga Faktoman

1. Në Finlandë, gjobat e trafikut bazohen në dy faktorë: ashpërsia e veprës dhe të ardhurat mujore të shoferit. Gjoba më e shtrenjtë e shqiptuar ndonjëherë besohet të jetë ajo e Jussi Salonoja në Helsinki në vitin 2003. Ai u gjobit 170,000 euro për ngasje 80 km në një zonë 40 km.

2. Finlanda është vendi I liqeneve, ka saktësisht 187,888 liqene (më të mëdha se 500 m²) dhe 179,584 ishuj brenda territorit të Finlandës.

3. Finlanda quhet gjithashtu si toka e diellit të mesnatës, sepse në qershor dhe korrik në veri dielli shkëlqen gjithë ditën dhe tërë natën, duke mos rënë nën horizont.

4. Çuditërisht, në Finlandë nuk ka telefona publikë! Por ka mbi 5 milion telefona mobil për një popullsi prej 5.4 milion banorë.

5. Finlanda respekton rregullat e “rrumbullaksimit” sipas të cilave pagesat në para të gatshme janë të rrumbullakosura në 5 cent më të afërt. Për shkak të rregullave të rrumbullaksimit, monedhat një dhe dy cent nuk përdoren në Finlandë. Dyqanet nuk janë të detyruara t’i marrin ato.

6. Finlanda mban kampionate botërore në lojrat si: Mbartjen e gruas, hedhjen e telefonit celular, kapjen e mushkonjave, futbollin e moçalit, hedhjen e çizmeve, kitarë ajrore.

7. Është e obliguar me ligj që të mbani të ndezura dritat e veturës gjatë gjith kohës, qoftë në verë apo në dimër, në dritën e diellit ose në errësirë, madje edhe nën diellin e mesnatës!

8. Ka rreth 2.2 milion sauna në Finlandë, 1 për çdo 2,5 vetë.

9. Nuk është e detyrueshme t’i vlerësosh me nota nxënësit derisa të jenë në klasën e 8-të.

10. Mësuesit kalojnë 4 orë ne ditë në klasë, ndërsa paguhen 2 orë na javë për të krijuar program mësimor.

Faktoman.com