Kuriozitete

Kosovari që jeton në Belgjikë emëron vajzën Vetëvendosje

Shkruar nga Faktoman

Një kosovar që jeton në Belgjikë e ka emëruar vajzën e tij me emrin e një partie politike të Kosovës.

Bedri Peposhi nga Lipjani, vajzës që i kishte lindur më 29 nëntor 2015, ia kishte vënë emrin Vetëvendosje, shkruan gazeta metro

Peposhi këtë e ka treguar vet përmes ekstraktit të vajzës së tij, të cilin e ka publikuar në rrjetin social Facebook.