Fakte

Fakte interesante rreth ushqimeve

Shkruar nga Faktoman

Nevojiten rreth 45 litra ujë shiu për  prodhuar 1 kg ushqim nga toka. 

Banania zakonisht cilësohet si një pemë, por ajo është në fakt një barishte.

Amerikanët konsumojnë rreth 3 miliardë pica çdo vit.

Domatet janë trajtuar fillimisht si bimë helmuese.

Gjatë gjithë jetës tuaj do të hani mestarisht rreth 30.000 kg ushqim. Kjo është e barabartë me peshën e 6 elefantëve.

Luleshtrydhja ka më tepër vitaminë C se sa portokalli.

Rrushi shpërthen në rast se vendoset në një furrë me mikrovalë.

Një qytetar mesatar në Francë konsumon rreth 500 kërmij në vit.

Një shalqi cilësor mund të kushtojë mbi 100 dollarë në Japoni.

Në botë ekzistojnë më shumë se 10.000 lloje domatesh.

Sipas një studimi, duhanpirësit konsumojnë më shumë sheqer se sa ata që nuk e pijnë duhanin.

Arrat e kokosit vrasin më shumë njerëz në botë se sa peshkaqenët. Afro 150 njerëz humbin jetën çdo vit prej tyre.

Në Kinën e Lashtë, njerëzit kryenin zakonisht vetëvrasje duke ngrënë një kilogramë kripë.

Të gjitha kafet në botë kultivohen në një distancë brenda 1000 miljesh nga ekuatori.

A e dini se çokollata mund të vrasë qentë? Kjo ndikon drejtpërdrejt në zemrën dhe sistemin e tyre nervor.

Qumështi i dhisë është shumë më i përdorur në botë se sa ai i lopës.

Mollët janë pjesë e familjes së trëndafilave.

Perlat shkrijnë në uthull.

Mollët janë më të efektshme se sa kafeina në mbajtjen e njerëzve zgjuar në mëngjes.

Kërpudha më e madhe gjendet në Oregon të SHBA-së. Ajo është më shumë se 2400 vjet e vjetër, dhe mbulon një sipërfaqe prej 3.4 milje katrorë dhe është ende në rritje.

Pija japoneze, Mam, përdor helmin e gjarpërinjve si një nga përbërësit e saj kryesorë.