Sport

Benzema, kapiten i Real Madridit

Shkruar nga Faktoman

Benzema do të emërohet si kapiteni i 4 i Real Madridit për sezonin e ardhshëm.

Pas largimit të mbrojtësit portugez, Pepe, sulmuesi francez, Karim Benzema, do të emërohet si kapiteni i 4-të i Real Madridit, shkruan Marca.

Marca bën të ditur se kapiten i tretë do të jetë Cristiano Ronaldo, i cili do të qëndrojë pa asnjë diskutim në “Santiago Bernabeu”, pas zërave për një largim të mundshëm në këtë afat kalimtar.

Derisa dy kapitenët e parë do të jenë ata që ngritën në qiell trofetë edicionin që lamë pas, Marcelo dhe Sergio Ramos.

Benzema shpërblehet me shiritin e kapitenit pasi gjendet në klub që tetë vite. Ai u transferua nga Lyon në vitin 2009. Francezi deri më tani ka bërë 365 paraqitje në gjitha garat, duke shënuar 180 gola.