Sport

Manchester United nuk heq dorë plotësisht nga Adnan Januzaj

Shkruar nga Faktoman

Jo shumë kohë më parë, Adnan Januzaj ishte vlerësuar si njëri nga talentet e ri më të mirë në botën e futbollit.

Dy golat në paraqitjen e tij të parë në Premierë Ligë për Manchester United në vitin 2013 “çmenden” tifozët e gjigantit anglez. Nuk ishin vetëm tifozët e futbollit që ishin të impresuar nga Januzaj, Federata e Futbollit të Anglisë tentoi ta bind atë që t’i bashkohet skuadrës kombëtare të Anglisë, por 22-vjeçari zgjodhi përfundimisht Belgjikën duke refuzuar njëkohësisht edhe kombëtaren tonë.

Por, karriera e tij në Belgjikë nuk ishte aspak e mirë pas vetëm pesë paraqitjeve që nga debutimi i tij në vitin 2014 derisa karriera e tij te Manchester United pësoi një rënie gjithashtu. Dy sezonet e tij të kaluara në formë huazimi, te Dortmundi në Bundesligë dhe te Sunderlandi në Premierë Ligë së fundmi, ishin gjithashtu zhgënjyese.

Adnan Januzaj i emëruar fillimisht si një superyll tani mund të quhet ndryshe një yll i dështuar. Megjithatë, ka shpresë për të përmbushur atë që premtoi në paraqitjet e para.

Bazuar në ‘France Football’, Real Sociedad tashmë ka shfaqur besim te Januzaj dhe arritur një marrëveshje me Manchester United për transferimin e tij për 11 milionë euro.

Përveç kësaj, duket që Manchester United nuk është dorëzuar plotësisht në anësorin sepse gazeta e lartpërmendur shton se në marrëveshjen e arritur është e përfshirë edhe klauzola e riblerjes që mund të aktivizohet brenda tri viteve.

Transferimi i Adnan Januzajt nga Manchester United te Sociedadi do të finalizohet pasi të arrihen edhe marrëveshjet personale.