Sport

Milan siguron një tjetër përforcim të madh, e konfirmon agjenti i talentit italian

Shkruar nga Faktoman

Andrea Conti do ta veshë fanellën e Milanit sezonin e ardhshëm.

Nuk është sekret që ylli i Atalantas, Andrea Conti, është prioriteti kryesor i Milanit në këtë fat kalimtar dhe duket se shumë shpejt gjithçka do të bëhet realitet.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë agjenti i lojtarit, Mario Giffredi.

Giffredi është takuar me drejtuesit e klubit italian gjatë ditës së sotme dhe pas më shumë se një orë diskutime, duket se është arritur marrëveshja, shkruan “Calciomercato”.

“Jam shumë i kënaqur (për takimin me Atalantan), tha Giuffredi, i cili shtoi,: “Tani gjithçka është në dorë të klubeve”.

“Ka ende punë për t’u bërë që të kompletohet transferimi, klubet duhet të takohen (të finalizojnë marrëveshjen”, shtoi agjenti i lojtarit.