Kuriozitete

Si ndryshon dhe pse e urrejmë zërin tonë në telefon ?

Shkruar nga Faktoman

Duket vështirë të gjesh ndokënd që e pëlqen zërin e vet të regjistruar ! Justifikimi i parë që dëgjojmë është: jo joo ky nuk është zëri im, unë nuk e kam kështu zërin, pse kështu flas unë eee??

Sipas ekspertëve është mëse normal që zëri të tingëllojë ndryshe në një pajisje dhe që shumica e njerëzve ta urrejnë atë !

Kur dëgjon njerëzit duke folur, valët e zërit udhëtojnë nëpër ajër dhe veshi i kap ato. Truri është ai që transformon këtë vibrime në tinguj.

Në ndryshim nga komunikimi ballë për ballë, përmes pajisjeve, tingujt e zërit trasmetohen përmes valëve dhe jo ajrit. Kjo do të thote që ato pësojnë një farë ndryshimi pasi zëri vjen nga dy burime ! Vibrohet në ajër dhe përmes valëve. Mos u shqetësoni kur ju flini zëri juaj nuk tingëllon njësoj si ai i regjisturari !!