Sport

Zyrtare: Konfirmohet transferimi i parë i madh i Realit (Foto/Video)

Shkruar nga Faktoman

Theo Hernandez do të jetë futbollist i Real Madridit nga sezoni i ardhshëm

Mbrojtësi i Atletico Madridit, Theo Hernandez e ka konfirmuar se nga sezoni i ardhshëm do të luajë për Real Madridin.

Ai tha se është shumë i lumtur, pasi do të luajë me lojtarët më të mirë në botë.

“Jam shumë i emocionuar për sezonin e ri, sepse do të luajë me lojtarët më të mirë në botë. Tani më duhet të vazhdojë të punojë dhe luftojë”, tha Theo kur u pyet nga disa gazetarë në Los Angelos.

“Jam super i lumtur. Që kur isha fëmijë kam ëndërruar për të luajtur për Real Madridin”, tha në fund ai.

Për shërbimet e Theos kampioni i Spanjës dhe Evropës i ka paguar Atletico Madridit 24 milionë euro.