Fakte

10 Fakte që nuk i dini për Nike

Shkruar nga Faktoman

Ne po ju servirim disa nga faktet e marra nga nje infografikë dhe copëza të shkëputura nga webi . Fakte  rreth brendit më të famshëm sportive të cilat shumë persona nuk i dinë.

– Prej 5 dekadash në botën e  biznesit

Nike bën 50 vjeç këtë vit.  Një palestër në Britani dhe butiku “ My Fitness”, krijuan një infografikë për të festuar 50-vjetorin e kompanisë Nike si një  nga markat më të mëdha të veshjeve sportive.

– U themelua në vitin 1964

Nike u themelua ne vitin 1964 si “Blue Ribbon Sports” dhe fillimisht operoi si distributor për këpucarin Onitsuka Tiger ( i njohur si Asics). Ajo u bë Nike zyrtarisht ne vitin 1971.

– Vetëm me 1,200 $ në bankë.

Kompania u themelua me një kapital prej vetëm 1,200 $. Ajo u krijua nga Bill Bowerman dhe Phil Knight.

– “Dimension 6”

Knight dëshironte ta quante kompaninë “Dimension 6”. Emri Nike vjen nga perandoresha greke e fitores dhe shqiptohet “ny-kee”. Punonjësi i parë Jeff Johnson erdhi në kompani së bashku me emrin e kompanisë.

– Momenti “Eureka”

Momenti i parë “Eureka” për Bowerman për inovacionin e këpucëve  ishte në vitin 1971, kur ai së bashku me bashkëshorten ishin duke ngrënë pite për mëngjes. Atij i erdhi në mëndje ideja për të krijuar atlete me shputa elastike për të ndihmuar atletët gjatë garës.

– E frymëzuar nga një vrasës serial

Slogani  “Just do it”(Thjesht bëje) u frymëzua nga vrasësi serial Gary Gilmore, i cili tha ““let’s do it” (Le ta bëjmë) përpara se të ekzekutohej nga një skuadër pushkatimi në vitin 1977. Ky fakt u bëi ditur  në vitin 2009 në një dokumentar në lidhje me reklamat  i quajtur ““Art & Copy”.

– Fushata e parë “Just Do It”

Fushata e parë “Just Do It” u bë në vitin 1988. Ajo u prezantua nga një ikone 80-vjeçare I cili vraponte ngadalë përgjatë “Golden Gate Bridge”.

– Fitimet e Michael Jordan nga Nike

Përkundër faktit se ai nuk ka luajtur basketboll në mënyrë profesionale që nga viti 2003, Michael Jordan ende thuhet fiton $ 60.000.000 në vit në honorarë nga Nike, sipas Forbes.

– “Klouni  i Bukureshtit”

Tenisti profesionit rumun Ilie Nastase, i njohur dhe si “klouni i  Bukureshtit”, ishte atleti I parë I cili nënshkroi një kontratë me Nike në vitin 1972.

– Dyqani  i parë Nike

Dyqan Nike me i  madh në botë nuk është në atdheun e tij në  SHBA, por në “Oxford Street” të Londrës. Ndërtimi i dyqanit  kushtoi 10.5 milion £.

Faktoman.com/