Fakte

Faktet më interesante për flamujt

Shkruar nga Faktoman

Flamuri është një pëlhurë që valëvitet në shkop dhe përdoret për të identifikuar apo simbolizuar diçka. Të gjitha shtetet kanë flamujt e tyre me të cilin identifikohen, por edhe ushtria dhe fusha të tjera të veprimtarisë kanë flamuj po ashtu

Por janë disa fakte interesante rreth flamujve të botës, të cilat nuk i keni ditur:

1. Nepali është shteti i vetëm në botë që flamuri i tij nuk është drejtkëndësh. Forma e tij është dy trekëndësha të mbivendosur.

2. Flamuri i Monakos ka dy shirita, përmbi të kuq dhe poshtë të bardhë. Edhe Indonezia ka po të njëjtin flamur vetëm se vijat janë më të gjera.

3. Flamuri i Polonisë është i njëti si i Indonezisë vetëm se kokë poshtë.

4. Flamuri i parë i ulur në gjysmë shtizë ishte në një anije angleze të quajtur Heart në vitin 1612. Flamuri u ul në gjysmë shtizë për të nderuar vdekjen e kapitenit të anijes.

5. Deri në rënien e kolonelit Gadafi në vitin 2012, flamuri i Libisë ishte thjesht i gjelbër, që e bënte flamurin më të thjesht të ndonjë kombi.

6. Edhe Çadi por edhe Rumania kanë flamuj me tre vija vertikale me ngjyra të kaltra, të verdha dhe të kuqe.

7. Flamuri i Andorrës është i vetmi flamur kombëtar që ka dy lopë. Belize është i vetmi vend në botë që në flamurin e sa ka fytyrën e një njeriu.

8. Në vitin 1997, një model i flamurit të Malajzisë është bërë nga 10 mijë e 430 disketa.

9. Në Olimpiadën e vitit 1936 ndodhi diçka e çuditshme. Flamuri i Haitit dhe Litenshtajnit u vërejt se ishin identike

10. Një vit më pas Litenshtajni vendosi që të vë në kurorë në flamurin e saj, me qëllim që të ndryshonte nga ai i Haitit.