Kuriozitete

Përse ëndërrojmë? Teoria e kujtesës

Shkruar nga Faktoman

Shumë studime kanë zbuluar se ëndrrat na ndihmojnë të depozitojmë informacionin.

Kur ëndërrojmë, kjo i mundëson trurit tonë që të zhvendosë më shumë informacion në depozitën e kujtimeve afatgjata. Neuroshkencëtarët kanë zbuluar se gjatë ditës, kujtimet depozitohen në hipokampus, një pjesë e trurit që lidhet me kujtesën afatgjatë. Ndërkohë që flejmë, kujtimet transferohen nga hipokampusi në korteksin cerebral, pjesa e trurit që përpunon informacionet e reja dhe është përgjegjëse për dijen.

Gjumi i mundëson trurit tonë që të transferojë kujtimet në pjesë të ndryshme të trurit, me qëllim që të regjistrohen e ndonjëherë edhe të depozitohen. Studimet kanë zbuluar gjithashtu se, para se kujtimet të transferohen në korteksin cerebral, hipokampusi duket se riluan në mendje ato që kanë ndodhur gjatë ditës sonë, ndonjëherë përmbys!