Fakte

Fakte psikologjike që duhet të dini

Shkruar nga Faktoman

Disa fakte interesante rreth njerëzve, të bazuara në studime te ndryshme psikologjike:

Kënga juaj e preferuar me shumë gjasa lidhet me një ngjarje emocionale të jetës tuaj.

Muzika ndikon në perspektivën tuaj. Një studim nga Universiteti i Groninger tregoi se muzika ka impakt dramatik në perceptim dramatik tek njerëzit.

Sa më shumë të shpenzoni tek të tjerët aq më të lumtur jeni.

Të shpenzuarit para në eksperiencë në vend të gjërave/sende, ju bën më të lumtur.

Fëmijët kanë më shumë probleme psikoligjike sesa kishin në 1950. Një fakt ky shqetësues por jo i panjohur. Thuajse gjysma e popullsisë sot vuan nga ankthi, depresioni, ose abuzimet me substanca të ndryshe.

Disa fe ndihmojnë në reduktimin e stresit.

Paraja ju bën të lumtur, po vetëm nëse fitoni mbi 75 mijë dollarë në vit. Sipas një sondazhi, ata që fitojnë 75 mijë dollarë në vit janë më të lumtur, nuk vuajnë nga varfëria dhe plotësojnë nevojat e tyre në jetë.

Të shoqëruarit me njerëz të kulturuar ju bën të ndiheni më të lumtur.

18 në 33 vjeç janë njerëzit më të stresuar në botë. Familja, edukimi, puna mund te jenë tepër stresuese.

Të bindurit e vetes se fjetët mirë, e gënjen trurin se fjetët vërtet.

Njerëzit inteligjentë nënvlerësojnë veten ndërsa injorantët mendojnë se janë brilantë. Quhet “Efekti Dunning Kruger”dhe është real. Mjafton të futeni në Facebook dhe do ta kuptoni.

Kur kujtoni një event të së shkuarës në të vërtetë po kujtoni herën e fundit që mbani mend diçka.

Vendimet tuaja janë më racionale kur mendoni në një gjuhë tjetër.

Nëse i bëni të ditur qëllimet që i keni vënë vetes, keni më pak mundësi që t’ia dilni mbanë. Këtë e provojnë studime të shumta që prej 1930.