Kuriozitete

Ja zakonet e shqiptarëve qё u bёjnё përshtypje tё huajve

Shkruar nga Faktoman

Website-i i famshëm amerikan “Buzz Feed”, nё rubrikёn e tij “Community” ka publikuar një artikull rreth shqipёtarёve. Nё tё do tё gjeni disa nga tiparet qё karakterizojnё shqiptarёt nё sytё e tё huajve. Elementet e radhitur me humor tregojnё disa tё vёrteta pёr pёrshtypjen qё shqiptarёt kanё lёnё tek tё huaj, veçanёrisht tek amerikanёt, shkruan RevistaClass.

Cilёn nga kёto karakteristika keni ju?
Gjysma e njerëzve që njihni janë kushërinjtë tuaj

Lini bakshish edhe në supermarkete

Në dasmën tuaj keni rreth 400 të ftuar

Nëse jeni nga Kosova, Maqedonia apo Mali i Zi praktikoni turizmin patriotik

Në shtëpinë tuaj ka më shumë alkool se sa në lokalin e lagjes tuaj

Nuk mund të vishni të njëjtin fustan në dy dasma

Sa herë që gjyshi sheh politikanë në televizor fillon t’i shajё

Përdorni raki për çdo gjë

Mamaja juaj e pastron shtëpinë shtatë herë në ditë

Çdokush rreth jush di si të shajë në shqip

Kur gjyshja juaj pëson atak në zemër nëse i thoni se nuk keni ngrënë

Frigoriferi juaj ka më shumë mish se sa supermarketi

Jeni me katër miq në tavolinë dhe secili ka bindje të ndryshme politike

Kur një djalë që ke qejf ju pyet “A je vajzë e mirë?” dhe ti bën çdo gjë për ta bindur

Vazhdoni tё hani bakllava edhe një muaj pas Vitit të Ri

Dita më e rëndësishme e vitit është nata e Vitit të Ri

Jeni krenarë për Dua Lipën, Bebe Rexha, Rita Orën dhe Era Istrefin

Sepse martoheni vetëm me shqiptarë

Habiteni (në mënyrë pozitive) kur serbët nuk ju shajnë apo komentojnë në videot tuaja në Youtube

Prindërit e miqve gjithmonë ju pyesin se si fëmijët e tyre shkojnë në shkollë

Kur prindërit nuk janë në shtëpi, dhe një nga miqtë e tyre ju telefonon, bëni mirë të keni një shpjegim se ku janë prindërit

Ekziston gjithmonë një i afërm me të cilin gjyshërit tuaj nuk flasin

Nëse jeni ftuar për darkë, ata që ju mirëpresin refuzojnë ta besojnë se stomaku juaj ka një limit, dhe ofendohen kur ju nuk e mbaroni pjatën e pestë

Keni frikë të kolliteni apo të teshtini para prindërve sepse automatikisht ata do ju bërtasin pse jeni sëmurë

Gjyshja juaj do të çohet e do t’ju përgatisë ushqim edhe nëse është në shtratin e vdekjes

Të gjithë miqtë tuaj janë lodhur duke dëgjuar nga ju se Nënë Tereza, Eliza Dushku, Vëllezërit Belushi dhe krijuesi i Viagrës kanë origjinë shqiptare

Mbani ndonjë lloj forme të flamurit shqiptar, në bluzë, në varse, tatuazh ose sfond në telefonin tuaj

Mamaja ju detyron të vishni një kanatjere sa herë që dilni

Festoni të gjithë festat fetare, pavarësisht besimit tuaj

Jeni në restorant me familje të tjera shqiptare dhe ka një sherr 10 minutësh se kush do paguajë, që përfshin sharje,goditje dhe madje grisje të parave

Mamaja ju bërtet në shqip përpara shoqeve të tua të huaja

Jeni futur në telazhe në klasë të 10-të kur bëtë me bojë murin e klasës me flamurin shqiptar

Kur jeni me një shqiptar dhe nuk i dini emrin, thjesht i thërrisni “o Shqipe”

Keni ose një Mercedes të zi ose një BMW përpara shtëpisë tuaj

Prindërit tuaj ju tregojnë histori se si ecnin 8 milje në 1.5 meter trashësi bore zbathur në kodra e male për të shkuar në shkollë

Flisni rreth një orë para derës kur largoheni nga shtëpia e dikujt

Përdorni qese ushqimesh për të hedhur mbeturinat

Babai juaj ka therur derr apo qingj

Shkoni në festa shqiptare vetëm për t’u dukur

Nervozoheni shpejt