Fakte

10 Fakte interesante mbi Jackie Chan

Shkruar nga Faktoman

Jackie Chan është një nga aktorët më të famshëm të kohës sonë
Më poshtë keni 10 fakte interesante mbi jetën dhe veprimtarinë e aktorit kinez:

1. Jackie Chan ka pasur lidhje romantike me shumë femra në jetë. Gruaja e tij është Joan Lin, e cila ishte një aktore e famshme në Hong Kong para se të martohej me të. Ajo hoqi dorë nga filmat pas martese dhe tani kujdeset për fëmijët. Megjithatë, gruaja më e dashur për Jackie Chan është Teresa Teng, e cila ka qenë këngëtarja më e famshme e Kinës.

2. Jackie ka frikë nga gjilpërat. Në një intervistë tha se për të ishte gjë e pabesueshme dhe e tmerrshme të shihte gjilpërën teksa hyn në lëkurë.

3. Filmi i parë ku ka marrë pjesë është “Shtatë luftëtarë të vegjël trima”, dalë më 1962.

4. Kur doli filmi “Gjarpri nën hijen e shqiponjës”, Jackie u padit nga disa shoqata për mbrojtjen e kafshëve, për shkak të një skene ku një mace lufton me një gjarpër.

5. Jackie flinte mesatarisht dy orë në rininë e tij, për shkak të filmimeve intensive.

6. Ai ka qenë bodyguard i Bruce Lee në Hong Kong.

7. Jackie thotë se është tip i qetë. Kur nuk ka xhirime, ai qëndron në bazën e fshehtë në Hong Kong dhe e kalon kohën duke lexuar, në shoqërinë e miqve dhe duke luajtur ping pong.

8. Emri i tij origjinal është Chen Gangsheng, ndërsa mbiemri i vërtetë është Fang. Djali i tij mban mbiemrin e vërtetë.

9. Babai i tij ka shpërbyer si spiun për Guomindanin, Partia Nacionaliste Kineze, armike e Partisë Komuniste të Mao Ce Dunit. I dha fund karrierës me vendosjen në Hong Kong.

10. Jackie Chan ka bërë të ditur se pasuria e tij shkon rreth 400 milionë dollarë.