Femra

3 arsyet se pse femra më e bukur në botë duket 10 vite më e re në moshë!

Shkruar nga Faktoman

Julia Roberts është cilësuar si femra më e bukur në botë për vitin 2017. Arsyeja për këtë është mëse e qartë: buzëqeshja, flokët dhe sharmi i saj. Po ju zbulojmë se çfarë qëndron pas pamjes së saj rinore. Bukuroshja Julia ka një kombinim fantastik të bukurisë dhe talentit dhe si rezultat i këtyre vetive ajo shquhet kaq e veçantë.

Megjithatë, duke pasur parasysh faktin se aktorja e famshme është 50 vjeçare, bukuria e saj mund të krahasohet edhe tani me dy dekada të mëhershme, gjë që sigurisht do të mbetet e tillë ndoshta edhe për një kohë të gjatë.

Ajo është e vetëdijshme se sa luan rol pamja e saj në Hollyëood dhe vendin e punës, për atë edhe i kushton rëndësi por duke mos e ekzagjeruar aspak.

Ja sekretet për pamjen e saj rinore:

  • Ajo nuk ka frikë nga karbohidratet

Julia qysh nga viti 2012 ka kuptuar se nuk mund t’iu përmbahet dietave që kërkojnë përjashtimin e karbohidrateve, për arsyen e thjeshtë se ju nuk mund të heqni dorë nga buka. Me ndihmën e nutricionistes Carrie Ëiatt, Julia ka arritur të balancojë dietën e saj.

Për mëngjes, ajo gjithnjë konsumon drithëra, fruta sezonale dhe kos apo karrote si dhe muffin me banane. Për drekë zakonisht konsumon polentë me artiçoke apo byrek me spinaq dhe pilaf, ndërsa në mbrëmje zgjedh peshk me xhenxhefil dhe perime kineze. Ajo shpesh herë pëlqen të konsumojë edhe avokadon për mëngjes dhe darkë.

Ajo nuk heziton të konsumojë edhe ëmbëlsirë për desert. Ajo thekson se asnjëherë nuk është hasur me ndonjë ëmbëlsirë që nuk i pëlqen dhe kjo është arsyeja e konsumit sepse vërtetë e shijon atë. Kjo bukuroshe tërheqëse nuk heziton që të mirret edhe me punët e shtëpisë duke iu gëzuar momenteve familjare dhe kujdesit të fëmijëve. Ajo mbështetet në filozofinë të ushqeheni shëndetshëm në mënyrë që të përfitoni gjëra të mira, është shprehur ajo si gjithnjë me buzëqeshje në fytyrë.

  • Stërvitet 4 herë në javë për rreth një orë

Julia më së shumti praktikon joga-n. poashtu i pëlqen edhe trajnimi pliometrik, pilatesi dhe ushtrimet në ujë. Ajo thekson se nuk i pëlqen të ushtrojë por i pëlqen ndjenja e relaksit pas stërvitjeve.

  • Aplikon rutinë të thjeshtë të bukurisë

Higjiena dentare është padyshim shumë e rëndësishme për një femër me një buzëqeshje të mahnitshme. Ajo ka zbuluar prej më herët se i pastron dhëmbët me sode bikarbone dhe nuk është vetëm pastrimi i dhëmbëve që e praktikon në mënyrë të thjeshtë.

“Unë i laj dhëmbët, pastrohem dhe aplikoj krem me faktor mbrojtës. Jam një nënë e zënë me punë por nuk harroj të aplikoj kremin, andaj edhe investoj përpjekje të madhe që të kujdesem për veten time”, e cila thekson se si përbërës sekret përdor vaj ulliri për lëkurën e saj.

Julia Roberts në tetor mbushë 50 vjeç, por që akoma ngjan më shumë se 10 vite më e re në moshë. Ajo e kupton se plakja do të vijë me kohë, por derisa mundet të mbajë veten pse të mos kujdeset për një pamje të përsosur dhe rinore…