Fakte

8 Fakte interesante rreth Leonardo DiCaprio

Shkruar nga Faktoman

Leonardo DiCaprio është një nga aktorët më të famshëm të Hollivudit  dhe me miliona fansa anembanë botës, që e adhurojnë për rolet e tij.

Më poshtë po ju sjellim disa fakte interesante që mund të mos i dinit për Leonardon:

#1 Emrin ja kënë vënë në nder të  Leonardo da Vinci

Thuhet se kur mamaja e Leo ka qënë shtazënë, ajo ka vizituar një galeri arti dhe kur po shikonte një pikturë të da Vinci, dëgjoi një goditje në bark nga ylli i ardhshëm i Hollivudit. Prandaj ajo e mori si shenjë reagimin  e vogëlushit në bark dhe vendosi ta quajë Leonardo.

# 2 Është përgjakur gjatë xhirimeve të “Django Unchained”

Kur ka qënë duke xhiruar skenat e filmit “Django Unchained”, Leo përplasi dorën e tij në tavolinë dhe e vrau atë. Megjithëse i doli shumë gjak dhe pati shumë dhimbje, ai vazhdoi me xhirimet e filmit, duke e fshirë gjakun e vet te fytyra e Kerry Washington, duke e bërë skenën e filmit edhe më të frikshme.

#3 Emri i tij i dytë është Wilhelm

Po, emri i plotë i yllit të kinemasë është Leonardo Wilhelm DiCaprio.

#4 Ai ka vuajtur nga obesioni dhe ankthi

Kur ka qënë fëmijë Leo ka vuajtur nga obesioni dhe ankthi, ka qënë i fiksuar pas gjërave të pakuptimta, të cilat i ka kaluar me vështirësi me kalimin e moshës.

#5 Ai është ambjentalist

Leo është një ambjentalist aktiv dhe ai përpiqet që të ruajë mjedisin. Ai bën shumë donacione në këtë drejtim, madje edhe ka themeluar fondacion e quajtur “DiCaprio foundation”, i cili ka për qëllim mbrojtjen e një të ardhmeje më të sigurt për planetin.

#6 Për pak sa nuk ndryshoi emrin e tij në Lenny Williams

Në fillimet e karrierës së vet, vetëm kuir Leo ishte 10 vjeç, agjenti i kërkoi Leo të ndryshonte emrin e vet në Lenny Williams, përndryshe nuk do të nënshkruante kontratë me të. Sa mirë që nuk e ndryshoi emrin, pasi s’mund ta imagjinonim Leo të quhej Lenny…

#7 Ka aktruar që në moshëm 5 vjeç.

Leo e ka nisur karrierën e aktrimit shumë i vogël dhe aktrimin  e parë e ka pasur në moshën 5 vjeç.

#8 Ai është djalë mamaje

Leo është shumë i lidhur me nënën e vet, që kur prindërit e tij janë divorcuar. Ai kalon shumë kohë me të, madje shumë herë mamaja e Leos ka qënë me të në tapetin e kuq.