Fakte

Bizneset e suksesshme që filluan në garazhe /Foto/

Shkruar nga Faktoman

Bizneset e suksesshme që sot gjithë bota i njeh – si Apple dhe Microsoft – të gjitha kishin një fillim të vështirë, të thjeshtë dhe me buxhet të ulët.

Shumica e korporatave të suksesshme, bendeve muzikore dhe bizneseve të tjera filluan në këtë mënyrë – në garazhin e dikujt nga një grup entuziastësh.

Më poshtë Gazeta Express ju tregon historitë e kompanive tani më të njohura në botë, të cilat që të gjitha filluan me asgjë – që na lë të kuptojmë se suksesi nuk ka të bëjë asgjë me sasinë e parave që investohet në një biznes.

Gjithë çfarë ka rëndësi është ideja, përkushtimi dhe kurajo.

Amazon

Në fillim të epokës së internetit, prapa në vitin 1994, Jeff Bezos themeloi librarinë e tij online. Në atë kohë, zyra kryesore ishte vendosur në garazhin e tij, dhe një derë e vjetër shërbente si një tavolinë. Sot, Amazon është shitësi më i madh online në botë. Themeluesi i tij, Jeff Bezos, ka në pronësi edhe një kompani që prodhon pajisje ajrore dhe që merret me shërbime të udhëtimeve ajrore të quajtur Blue Origin.

Apple

Steve Jobs dhe Steve Wozniak montuan me duar kompjuterët e tyre të parë në garazhin e familjes Jobs. Më 2017, Apple do të përfundojë ndërtimin e zyrave të reja – një ndërtesë katërkatëshe që do të akomodojë rreth 13,000 punonjës, transmeton Gazeta Express.

Disney

Roy dhe Walt Disney krijuan filmin e parë të animuar në garazhin e axhës së tyre. Sot, kompania The Walt Disney është korporata më e madhe në botë për prodhimin e filmave, dhe ka parqe lojërash dhe kanale televizive.

Hewlett-Packard (HP)

Kompania ishte projektuar së pari si një prodhues i disa pajisjeve matëse në garazhin e Packard, me një investim fillestar prej 538 dollarësh. Një nga klientët e parë të Hewlett-Packard ishte ish-garazhi i kompanisë Walt Disney. Sot HP është në mesin e prodhuesve më të njohur në botë të pajisjeve kompjuterike.

Google

Motori më i madh i kërkimit në botë dikur ishte një projekt për hulumtime nga dy të diplomuar në Stanford. Sot, Google kryen shumë punë shkencore dhe teknologjike nëpër zona të ndryshme, si në realitet virtual, zbulim të hershëm të sëmundjeve dhe internet pa kabllo.

Microsoft

Dikur ekipi i Microsoft përbëhej nga vetëm tre punonjës, duke përfshirë edhe bashkë-themeluesit Bill Gates dhe Paul Allen. Sot më shumë se 120,000 njerëz punojnë në kompaninë e famshme mbarëkombëtare. Bill Gates tani është njeriu më i pasur në botë.

Nike

Një student i atletikës dhe trajneri i tij bashkë-themeluan Blue Ribbon Sports, një kompani që fillimisht operonte si një distributor për një markë japoneze të këpucëve. Blue Ribbon Sports zyrtarisht u bë Nike Inc. më 1971.