Femra Kuriozitete

Gjërat qe duhet t’i dini kur planifikoni dasmën

Shkruar nga Faktoman

Keni gjetur njëriun e duhur, unazën po e mbani në gisht, e gjitha që ju duhet tani është ta planifikoni dasmën. Ka shumë gjëra të mëdha të cilat ju sigurisht do i mendoni, por janë disa të tjera që juve mund të mos ju ketë shkuar mendja tek to, por që vërtetë do duhej ti planifikonit mirë.

1. Mos harro që kur të zgjedhësh fustanin tënd të bardhë ta kesh parasyshë që edhe pjesa e pasme e fustanit të duket bukur (sepse pamja e parë që shohin shumica e të ftuarve do të jetë shpina jote).

2. Mendoni për sigurimin. Sot jetojmë në një kohë jo shumë të sigurtë. Dhe për të prandaluar çdo lloj incidenti të mundshëm që mund ta prishte ditën tënd më të bukur, merr sigurim privatë. Ja vlenë.

3. Urinimin duhet ta keni parasyshë. Shkuarja në banjo në ditën e dasmës të merr kohë dhe mund. Kufizoje sasinë e lëngjeve që do pishë atë ditë, perveç kësaj cakto dike që do të kujdeset për ty gjatë momenteve të tilla, në mënyrë që ta përshpejtoni procesin.

4. Pa larguar vëmendjen nga vetja jote, kushtoji pak kohë edhe të tjerëve. Ka shumë mënyra përmes të cilave mund të ju kushtosh kujdes të tjerëve në ditën tënde të madhe. Më e lehta është të ju dhurosh atyre nga një lule në kohën kur vinë në festë.

5. Nëse torta e dasmës tënde nuk është ashtu siç e keni menduar. Por ju prap dëshironi që dasma të shkojë sipas traditës bashkë me torte, atëherë bëjmarrëveshje me shefin e kuzhinës që torta vetëm të duket e bukur, sa për të pasur efektin e tortës së dasmës, pastaj ti në pjatë mund të shërbesh çfarëdo lloji tjetër të tortave ose edhe akullore.

6. Vetëm se tani jeni të martuar kjo nuk do të thotë se duhet ti bashkoni faturat. Shikoni të mirat që keni kur i paguani ato ndaras, do ta shihni se do të kurseni më shumë para.

7. Vetëm për shkak se ju keni paguar për fotot, kjo nuk do të thotë se keni të drejtë mbi to. Sigurohu që të flasësh për këtë qeshtje me fotografin dhe të arrini marrëveshje mbi atë se Si dhe Ku mund të përdoren fotot pas dasmes.