Fakte

Fakte që nuk i keni ditur për Cristiano Ronaldon

Shkruar nga Faktoman

Në fushë shpeshherë ai mund të duket si futbollist arrogant dhe mendjemadh, mirëpo në jetën e përditshme ai është e kundërta e kësaj.

Duke e ditur që faktet dhe veprat janë më të rëndësishme se fjalët, këtu i keni disa prej tyre.

1- Femra, shtëpi e vetura luksoze, Ronaldo ka gjithçka, mirëpo ai ende nuk ka asnjë tattoo në trupin e tij dhe nuk besohet se do ta bëjë ndonjë të tillë, njofton AktivPress.

2 – A e keni ditur se është dhurues i rregullt i gjakut?

3- Ai nuk përdor alkool, jo vetëm për shkak të formës fizike, por është i pakompromis në luftën kundër alkoolit për shkakun se ishte pikërisht alkooli ai që i mori jetën babait të tij.

4- Ronaldo dhuroi plot 5 milionë dollarë, për të ndihmuar viktimat e termetit të fuqishëm që goditi Nepalin, në vitin 2015.

5- Ai gjithashtu pagoi 70,000 dollarë për shërimin e një fëmije të sëmurë, pavarësisht se nëna e fëmijës i kërkoi vetëm fanellën.

6- Ai shiti “Këpucën e Artë” që e fitoi në vitin 2011, për të financuar shkolla në nevojë.

7- Dha donacion 550,000 dollarë për Unicefin dhe 100,000 dollarë tjerë për Kryqin e Kuq.

8- Ronaldo është figura kryesore në shumë organizata bamirëse anë e kënd botës dhe nuk heziton të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme me to.

9- Portugezi gjithashtu njihet si futbollist që gjithmonë është i gatshëm dhe i buzëqeshur që të fotografohet me fansat, edhe kur ata “pushtojnë” fushën.

10- Duke llogaritur mjetet financiare që ka derdhur për bamirësi, Ronaldo është zgjedhur si futbollisti më bamirës në futbollin aktiv.