Kuriozitete

Këto janë misteret që fshehin ëndrrat

Shkruar nga Faktoman

Njerëzit kalojnë një të tretën e jetës së tyre në gjumë, megjithatë ëndrrat vazhdojnë që të jenë mister i madh për ne.

Déjà Vu Déjà vu është ndjenja se diçka ju ka ndodhur më parë, edhe pse e dini se një gjë të tillë jeni duke e përjetuar për herë të parë. Déjà vu mund të na bëjë të mendojmë se, në njëfarë mënyre, e kemi parashikuar të ardhmen tonë, duke e ëndërruar atë më parë. Por, përkundër kësaj bindjeje, ky fenomen nuk ka asgjë të bëjë me ëndrrat. Déjà vu është një ndjenjë false e familjaritetit, e krijuar në mendjen tonë. Ajo duket si ëndërr, meqë, sikurse ëndrra, ajo krijohet nga e pavetëdijshmja jonë.

Ankthi në ëndrra Ankthi është emocioni më i shpeshtë që përjetohet gjatë ëndërrimit. Është i ngjashëm me ëndrrën e keqe, por është më stresues, sesa frikësues. Këto lloje të ëndrrave mund të jenë si pasojë e traumave fëmijërore, apo e ndonjë konflikti, me të cilin jeni duke u marrë tani. Ëndrrat me ankth kanë efekte negative dhe pozitive. Ato janë të rëndësishme meqë e lejojnë egon tuaj që të relaksohet, por ndjenja e ankthit mund t’ju përcjellë edhe pasi që të zgjoheni. Gjetja e shkaktarit të ëndrrave të ankthit mund t’i rrallojë ato/faktoman.com

Ëndrrat me përmbajtje seksuale Pjesa më e madhe e njerëzve kanë ëndrra seksuale, ku personi tjetër nuk është personi më i rëndë- sishëm, që e duam edhe në jetën e përditshme. Kjo nuk d.m.th. se, pa vetëdije, doni të mashtroni, por se, thjesht, ju joshin disa cilësi të atij personi. Ëndrrat seksuale aktualisht janë një mënyrë e mirë për të zbuluar se çka doni në raportin tuaj aktual, apo të ardhshëm. Nëse ëndërroni sikur ju zënë duke mashtruar, atëherë kjo është frika juaj reale, që manifestohet në ëndërr.

A e shohim vetveten ndonjëherë në ëndërr? Edhe pse shumë njerëz thonë se ne kurrë nuk e shohim veten ëndërr, kjo nuk është e vërtetë. Ne e shohim veten ëndërr, por jo me pamjen tonë reale, por me atë të ndonjë personi të famshëm, apo të dikujt që e njohim. Personi, apo objekti sikur i cili dukeni, mund të paraqesë një pjesë të personalitetit tuaj dhe ëndrra është duke u munduar që t’ua tregojë ngjashmëritë. Truri juaj ua thekson mënyrat me të cilat ju jeni të ngjashëm me personin në fjalë. Ëndrrat e tilla mund t’ju ndihmojnë që ta kuptoni se ku jeni duke shkuar dhe të bëheni njeri më i mirë në jetë.

Pse nuk i mbajmë mend ëndrrat? Shpesh ndodh që të zgjohemi, e të mos na kujtohet fare ëndrra që kemi parë atë natë. Kjo mund të na bëjë të mendojmë se nuk kemi ëndërruar fare, gjë që nuk është e vërtetë, meqë çdo njeri ëndërron disa herë çdo natë, derisa përjeton ciklet e gjumit të quajtura REM. Nëse zgjoheni në fund të një cikli të tillë, atëherë mbani mend ëndrrën, por nëse vazhdoni të flini edhe gjatë ciklit tjetër, jo-REM dhe zgjoheni në këtë cikël, atëherë nuk do t’ju kujtohet ëndrra.